Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, në prag të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, e realizon fushatën e Vitit të Ri për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet e vozitjes së automjetit në ndikimin e alkoolit.
Periudha e festave karakterizohet nga rritja e aktivitetit të popullsisë, rritja e intensitetit të komunikacionit, festimet e Vitit të Ri dhe mbledhjet familjare, të cilat objektivisht e rrisin rrezikun e shkaktimit të aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda.
Alkooli i dëmton ndjeshëm aftësitë psikofizike të shoferit, e zvogëlon përqendrimin, e zgjat kohën e reagimit dhe e kompromenton aftësinë për të marrë vlerësime dhe vendime të sakta në komunikacion.
Vozitja e automjetit në ndikimin e alkoolit nuk është vetëm shkelje e rregullave të komunikacionit, por edhe rrezik serioz për sigurinë që rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e shoferëve të automjeteve, pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Pasojat e sjelljes së tillë të papërgjegjshme janë shpesh të përhershme dhe të pariparueshme – për individët, familjet dhe shoqërinë në tërësi.
Në këtë drejtim, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të qartë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion:
-
• mos të vozisin automjetin në ndikimin e alkoolit;
• në kohë të planifikojnë alternativë të sigurt për transportin (transporti publik, shërbimi i taksive);
• të respektohen vazhdimisht rregullat e komunikacionit, me theks të veçantë në kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të komunikacionit dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse;
• të tregojnë vigjilencë dhe përgjegjësi të shtuar ndaj kategorive të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Duke respektuar rregullat ligjore dhe sjelljen e përgjegjshme në komunikacion, çdo individ mund të kontribuojë që festat të jenë të mbushura me gëzim dhe lumturi, dhe jo me pasoja tragjike.
Mesazhi është i qartë:
#NësePiMosVozit,NëseVozitMosPi
“ÇDO JETË ËSHTË E RËNDËSISHME”
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor ju uron festa të lumtura dhe të sigurta.