Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) vazhdon t’i zbatojë aktivitetet parandaluese dhe edukative të synuara për pjesëmarrësit e rinj në komunikacion, me qëllim të rritjes së kulturës së komunikacionit dhe zvogëlimin e rreziqeve në rrugë.

Në këtë drejtim, në Prilep, në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor KKSKRR Prilep dhe KKSKRR Krivogashtani dhe Komunën e Prilepit dhe Komunën e Krivogashtanit, si pjesë e fushatës “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, u zbatua aktiviteti edukativ përmes shfaqjes teatrale “Ndalo, shiko dhe kalo në vendkalimin e këmbësorëve”, e dedikuar për fëmijët e shkollës fillore, përmes së cilës rregullat dhe parimet themelore për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion përcillen në mënyrë interaktive dhe të përshtatur.

Kryetari i KRSKRR-së, Goran Angellovski, theksoi se edukimi që nga mosha e re është një nga shtyllat më të rëndësishme për krijimin e pjesëmarrësve të përgjegjshëm në komunikacion.
“Me aktivitete të tilla, ndikojmë drejtpërdrejt në ndërgjegjësimin te të rinjtë, të cilët janë një nga kategoritë më të cenueshme në komunikacion. Qëllimi ynë është të ndërtojmë breza përmes edukimit të vazhdueshëm që do t’i respektojnë rregullat dhe do të kontribuojnë në rrugë më të sigurta për të gjithë”, tha Angellovski.
Si KRSKRR besojmë se aktivitetet e tilla ofrojnë rezultate afatgjata, si pjesë e strategjisë së vazhdueshme për parandalim dhe edukim, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë – faktorë kryesorë për përmirësimin afatgjatë të sigurisë në komunikacion.

Këshilli mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale, institucionet arsimore dhe të gjithë faktorët relevantë, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të sigurt në komunikacion për të gjithë qytetarët.
Mos harroni: Jini pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion – Çdo jetë është e rëndësishme!