Me rastin e shënimit të 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindenit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për përgjegjësi të shtuar dhe respektim të rregullave të komunikacionit.
Gjatë fundjavës së ardhshme festive, pritet aktivitet i shtuar për të gjitha kategoritë e pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht në akset rrugore drejt destinacioneve turistike Ohër, Prespë, Dojran, Krushevë, Pelincë, vendet e piknikut dhe pikat kufitare.
Në kushtet e intensitetit të shtuar në komunikacion, pjesëmarrja e kujdesshme dhe e përgjegjshme në komunikacion është parakushti kryesor për ruajtjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve.
Në këtë drejtim, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion:
- t’i respektojnë rregullat e komunikacionit;
- të respektojnë kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në përputhje me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit, dendësinë e komunikacionit dhe kushtet e rrugës;
- mos të vozisin automjet në ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope të paligjshme ose në gjendje të lodhur;
- të përdorin detyrimisht rripin e sigurimit, ndërsa fëmijët deri në moshën pesë vjeçe të transportohen në ndenjëset përkatëse të fëmijëve;
- mos të përdorin telefon celular ose pajisje të tjera elektronike gjatë vozitjes së automjetit;
- para nisjes në rrugë të kontrollohet gjendja teknike e automjetit dhe të bëhen pushime çdo dy orë vozitje në udhëtime të gjata.
- Çiklistët, motoçiklistët, shoferët e mjeteve të lehta elektrike dhe këmbësorët të lëvizin me kujdes, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.
Çdo sjellje e përgjegjshme në komunikacion është kontribut për ruajtjen e jetëve njerëzore. Le të mos lejojmë që një moment i pakujdesisë, vozitjes së shpejtë ose vendimit të papërgjegjshëm të çojnë në pasoja të padëshirueshme.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor ua uron festën e 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindenit të gjithë qytetarëve dhe u dëshiron udhëtim të sigurt dhe mbërritje në destinacionin e dëshiruar.
Vozitni me përgjegjësi “Çdo jetë është e rëndësishme”.