KRSKRR-ja në kuadër të fushatës “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komunën e Kisella Vodës, në Shtëpinë e Kulturës “Biljana Beliçanec” realizoi shfaqje teatrale interaktive për fëmijët “Ndalo, shiko në vendkalimin e këmbësorëve”.
Përmes qasjes argëtuese dhe edukative, fëmijët patën mundësinë të mësonin rreth rregullave themelore për sjellje të sigurt në komunikacion, rrugës së sigurt për në shkollë dhe nga shkolla, si dhe rëndësisë së kujdesit dhe përgjegjësisë në rolin e këmbësorëve, çiklistëve dhe shoferëve të ardhshëm.
Në këtë ngjarje morën pjesë nxënësit e klasave të para të shkollave fillore “Kirill Pejçinoviq” dhe “Krume Kepeski” nga Komuna e Kisella Vodës.
Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari dhe përfaqësuesit e KRSKRR-së, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev dhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të KRSKRR-së që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në komunikacion tek fëmijët dhe të rinjtë, si një nga kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.