Duke pasur parasysh fundjavën e zgjatur dhe festën e madhe fetare të Epifanisë – Ujërat e Bekuar, pritet rritja e intensitetit të komunikacionit, veçanërisht në akset rrugore që çojnë në destinacionet turistike ku festa shënohet tradicionalisht.
Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, si dhe kushteve të mundshme të pafavorshme të motit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të veprojnë me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për t’i respektuar rregullat e komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor dhe mbrojtjen e jetëve njerëzore.
KRSKRR-ja kujton nevojën për:
-
• respektimin e rregullave të komunikacionit,
• përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes sipas gjendjes së rrugëve dhe kushteve të motit,
• mosvozitjen e automjetit në ndikimin e alkoolit ose substancave të tjera psikotrope,
• informimin në kohë për gjendjen e rrugëve dhe parashikimin e motit para dhe gjatë udhëtimit,
• përgatitjen e duhur të automjeteve për udhëtim në kushtet e dimrit dhe posedimin e detyrueshëm të pajisjeve të përcaktuara dimërore në automjete,
• rritjen e kujdesit ndaj këmbësorëve, çiklistëve dhe grupeve të tjera të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve. Me sjellje të përgjegjshme, respektim të rregullave, tolerancë të ndërsjellë, secili prej nesh mund të kontribuojë për rrugë më të sigurta dhe ruajtjen e jetëve njerëzore.
KRSKRR-ja uron festa të lumtura dhe pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
“Festoni me përgjegjësi, mbërrini të sigurt – çdo jetë është e rëndësishme.”