Sipas parashikimeve për ditët në vijim, paralajmërohen reshje bore dhe rënie e ndjeshme e temperaturave, KRSKRR-ja kujton nevojën për vozitje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të automjeteve, si dhe përdorimin e detyrueshëm dhe të duhur të pajisjeve dimërore. Para se të niseni për udhëtim, është e domosdshme të përgatitni siç duhet automjetin për vozitje në kushtet e dimrit.
Kryeni kontroll të automjetit, i cili zakonisht përfshin: kontrollin e antifrizit, nivelin e karburantit, gjendjen e fshirësve dhe lëngun e xhamit të përparmë, gjendjen e akumulatorit, si dhe gjendjen dhe presionin e gomave.

KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur të komunikacionit, të informohen në kohën e duhur për gjendjen e rrugëve dhe kalueshmërinë e tyre, të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve dhe gjendjes së rrugës, të mbajnë distancë të sigurt midis automjeteve – në mënyrë që të rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Hulumtimet tregojnë se kushtet e pafavorshme të motit kërkojnë që shoferi të ketë vëmendje më të madhe gjatë vozitjes.
Prandaj, KRSKRR-ja bën thirrje të qartë: Vetëm me sjellje të përgjegjshme në komunikacion mund të kontribuojmë të gjithë së bashku për një komunikacion rrugor më të sigurt – çdo jetë është e rëndësishme.