KRSKRR-ja e vazhdon traditën e dhurimit të ndenjëseve të fëmijëve për automjete për fëmijët e lindur të parë në vitin e ri 2026.
Në mëngjesin e parë të Vitit të Ri, kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski, së bashku me përfaqësuesit e Këshillit dhe KKSKRR komunale, realizuan vizita tradicionale tek nënat dhe fëmijët e lindur të parë në ISHP “Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës” në Shkup dhe ISHP “Spitali Specialistik Gjinekologjik – Çair”, si dhe në repartet gjinekologjike në spitalet në Tetovë, Prilep, Manastir, Ohër, Shtip, Veles, Kavadar dhe Kumanovë.
U uruam prindërve të të porsalindurve shumë lumturi, begati dhe shëndet, me dhurata të rastit dhe një dhuratë – ndenjëse të fëmijëve, në kuadër të aktiviteteve të fushatës së Vitit të Ri. Urojmë që Viti i Ri dhe festat të jenë kujtesë se “Çdo jetë është e rëndësishme” – duke respektuar rregullat ligjore dhe sjelljen e përgjegjshme në komunikacion, çdo individ mund të kontribuojë që festat të jenë të mbushura me gëzim dhe lumturi, dhe jo me pasoja tragjike.
Në kuadër të “Fushatës së Vitit të Ri” të KRSKRR-së, përmes kësaj dhurate simbolike, ju kujtojmë rolin e rëndësishëm që e kemi në sigurinë në komunikacion dhe kontributin tonë në avancimin e kulturës dhe ndërgjegjësimit të përbashkët për komunikacionin.
GËZUAR VITIN E RI!