Në brifing-mëngjesin tradicional të Vitit të Ri me gazetarët, që u mbajt më 25.12.2025 në Shkup, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), mr. Goran Angellovski, shprehu mirënjohje të sinqertë për punonjësit e mediave për bashkëpunimin e tyre të deritanishëm, duke e theksuar rolin e tyre si partner i barabartë dhe i rëndësishëm në punën e Këshillit.

Në kuadër të ngjarjes, që ishte në formatin e brifingut të punës, përfaqësuesit e mediave u informuan për aktivitetet që KRSKRR-ja i zbatoi gjatë vitit të kaluar, me theks të veçantë në fushatat dhe masat parandaluese që synojnë avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Njëkohësisht, u prezantuan edhe planet dhe prioritetet e Këshillit për vitin 2026, të cilat përfshijnë vazhdimin dhe avancimin e aktiviteteve dhe fushatave edukative, bashkëpunimin e zgjeruar me institucionet dhe mediat, si dhe iniciativa të reja për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë në komunikacion.

Kryetari Angellovski u uroi gazetarëve festat e fundvitit dhe një Vit të Ri të suksesshëm, me mesazh se bashkëpunimi partner me mediat vazhdon edhe në Vitin e Ri 2026, me vizion të përbashkët – siguri më të madhe në rrugë dhe mbrojtjen e jetës së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.