Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), kompania “OKTA” dhe MPB-ja, më 1 nëntor 2024, filluan realizimin e fushatës së përbashkët me titull “Ku po nxiton?”. Qëllimi i fushatës është edukimi i nxënësve të klasës së parë dhe ndërgjegjësimi për sigurinë më të madhe të tyre në komunikacionin rrugor.
Aktivitetet e fushatës u realizuan në tetë shkolla fillore nga Komuna e Qendrës në Shkup, përkatësisht: “Johan Hajnrih Pestaloci”, SHFK “Kiro Gligorov”, SHFK “Dimitar Milladinov”, SHFK “Koço Racin”, SHFK “Shën Kirili dhe Metodi”, SHFK “11 Tetori”, SHFK “Kole Nedellkovski” dhe SHFK “Goce Dellçev”.
Nxënësve të klasës së parë u mbajtën ligjërata mbi rregullat themelore të komunikacionit. Kompania “OKTA”, fëmijëve u dhuroi libra për ngjyrosje me përmbajtje nga kultura e komunikacionit dhe çanta, ndërsa KRSKRR-ja u dhuroi doracakun “Rregullat për këmbësorët e vegjël”, “Vjersha mbi komunikacionin”, “Lektyra e komunikacionit”, fletore dhe materiale të tjera parandaluese dhe edukative.