Срце си што не возиш пијан – Zemër je që nuk nget i dehur
Zemër je që nuk nget i dehur. Urime festën. Ngas me përgjegjësi! – është mesazhi me të cilin Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor e uron festën e dashurisë dhe verës, Shën Valentini dhe Shën Trifuni.
Festat janë ditë kur duhet të ndaleni për një moment, të relaksoheni dhe të mendoni për veten dhe të dashurit tuaj, të mendoni për sfidat, mundësitë, bukuritë që i sjell jeta. Festat janë një kohë për të menduar se çfarë Ju ofron dashuria, çfarë Ju bën të lumtur dhe të kënaqur, të mendoni se si duhet të jetoni, cilat janë shprehitë tuaja të mira dhe të këqija dhe si të vazhdoni më tutje në jetë.
Në përputhje me këtë, dhe me rastin e festave Shën Valentini ose Shën Trifuni, KRSKRR-ja edhe një herë kujton: Gëzojuni jetës, shijoni të gjitha gjërat e bukura që i sjell jeta. Mos lejoni fatkeqësi në komunikacion, një moment pakujdesie, një shprehi të keqe ose një vendim të keq për të shkatërruar, shkurtuar ose ndryshuar të gjitha ëndrrat tuaja dhe të gjitha pritjet tuaja për jetën.
Fatkeqësisht, statistikat tregojnë se fatkeqësitë në komunikacion janë një kërcënim i përditshëm për jetën dhe shëndetin e të rinjve. Mesatarisht, 25 për qind e fatkeqësive në komunikacion me pasoja më të rënda janë shkaktuar nga të rinjtë nën moshën 29 vjeç, ndërsa rreth 30 për qind e të gjitha viktimave në fatkeqësitë në komunikacion janë të rinj nën moshën 29 vjeç.
Fatkeqësitë në komunikacion janë shkaku numër një i vdekjeve tek të rinjtë e moshës prej 15 deri në 19 vjeç.
Statistikat tregojnë se në të gjithë botën, rreth 400,000 të rinj humbin jetën në fatkeqësitë në komunikacion çdo vjet, ose rreth 1,100 jetë të rinj humbin çdo ditë në rrugët nëpër botë. Njëri nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është vozitja nën ndikimin e alkoolit.
Shën Valentini ose Shën Trifuni, janë festa nga të cilat të gjithë, veçanërisht të rinjtë mund të nxjerrin mesazhe të bukura dhe mësime të bukura siç janë besimi në dashuri, besimi dhe respekti për jetën dhe të gjitha gjërat e bukura që jeta i sjell me vete.
Në përputhje me këtë, dhe me rastin e festave Shën Valentini ose Shën Trifuni, KRSKRR-ja i fton të rinjtë ta urojnë festën e verës dhe dashurisë me mesazhe dhe këshilla emocionuese dhe edukative:
Zemër je që nuk nget i dehur. Urime festën. Ngas me përgjegjësi!
Zemër je që nget në mënyrë të sigurt. Urime festën. Ngas me përgjegjësi!
Zemër je që i respekton rregullat e komunikacionit. Urime festën. Ngas me përgjegjësi!
Zemër je që i respekton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Urime festën. Ngas me përgjegjësi!
Zemër je që përdor rrip të sigurimit! Urime festën!