Мисли на себе, мисли и на другите! Вози одговорно! – е пораката со која РСБСП го честита денот на жената 8-ми Март – Mendo për veten, mendo edhe për të tjerët! Ngas me përgjegjësi! – është porosia me të cilën KRSKRR-ja e uron ditën e gruas 8 Marsin
Gratë sot janë pjesëmarrëse aktive në komunikacionin rrugor. Përveç si këmbësore dhe çikliste, sot gjithnjë e më shumë gra janë të përfshira në mënyrë aktive në komunikacion edhe si shofere të mjeteve motorike, edhe si motoçikliste, ndërsa disa prej tyre edhe si shofere profesioniste. Nëse njëzet vjet më parë, gratë përfaqësonin vetëm një për qind të parëndësishëm të shoferëve, sot kjo shifër po i afrohet 50%.
Të jesh shofer grua, sot në shekullin 21, nuk është as privilegj, as demonstrim i statusit shoqëror, as një mënyrë kulturore apo detaj mode, por thjesht, është një nevojë dhe një detyrim serioz. Dinamika e jetesës dhe përgjegjësitë e përditshme dhe të shumta që gruaja moderne duhet t’i përmbushë në një ditë pune dhe brenda familjes e bëjnë gruan të sigurt, të fortë, të vendosur, këmbëngulëse dhe të suksesshme në të gjitha sferat e jetës shoqërore, përfshirë edhe ngasjen e automjetit.
Megjithëse statistikat konfirmojnë se gratë janë shofere të sigurta, se sjellja e shpejtë dhe agresive në komunikacion nuk është tipike për gratë, se është e rrallë të shohësh një grua që i nënvlerëson pasojat e ngasjes së mjetit motorik nën ndikimin e alkoolit, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet shoqërore, për fat të keq, ka ende disa forma subtile të stereotipave për atë që gratë janë shofere të këqija dhe të pasigurta.
Roli dhe rëndësia e grave për sigurinë në komunikacion nuk është e kufizuar në ndikimin e saj si shofere dhe si pjesëmarrëse në komunikacion. Kultura e komunikacionit, etika, shprehitë e sjelljes në komunikacion mësohen që nga fillimi, dhe këtu roli i gruas si nënë, prind, kujdestar dhe edukator ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë i paprekshëm.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me porosi për të gjitha gratë “Gëzuar Ditën e Gruas 8-Marsin dhe jini të kujdesshme dhe pjesëmarrëse të përgjegjshme në komunikacion. Mendoni për veten, mendoni edhe për të tjerët në komunikacion! Le të jetë shembulli juaj personal dhe kontributi juaj personal hapi i parë drejt ngritjes së sigurisë në komunikacion në një nivel më të lartë. Roli juaj në familje dhe shoqëri është i pazëvendësueshëm! Asgjë dhe askush nuk mund t’ju zëvendësojë si nënë, grua, shoqe, partnere, mikeshë… Kujdes, për ju dhe të afërmit tuaj!
Me rastin e Ditës së Gruas, 8-Marsi, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me partnerët organizoi paradë për ngasjen e grave për të rritur ndërgjegjësimin kundër stereotipave për gratë si shofere të këqija. Gjithashtu, me rastin e 8-Marsit, KRSKRR-ja në bashkëpunim me MPB-në organizoi ngjarje dhe manifestime parandaluese edukative në disa qytete njëkohësisht. Ngjarja qendrore do të zhvillohet në “Shkup Citi Moll” të dielën, 8 mars, dhe do të përfshijë shpërndarjen e luleve dhe materialeve edukative për gratë pjesëmarrëse në komunikacion.
URIME “8-MARSIN”