“Rruga ekspres” është rruga publike e ndërtuar në mënyrë speciale dhe e dedikuar ekskluzivisht për komunikacionin e mjeteve motorike, e shënuar me shenjën e përcaktuar të komunikacionit, me të paktën nga një korsi për secilin drejtim dhe një korsi të ndalimit, në të cilën në komunikacion mund të hyjë, përkatësisht të dalë vetëm në nyjet e caktuara dhe të ndërtuara posaçërisht dhe e cila është e mbrojtur nga qasja jashtë këtyre sipërfaqeve.
Rruga ekspres ka nga një korsi të komunikacionit në secilin drejtim, të cilat janë të ndara nga njëra-tjetra me vijë të plotë ose me vijë të ndërprerë në varësi të konfigurimit të terrenit.
Përveç korsisë së komunikacionit për lëvizjen e automjeteve, në rrugën ekspres ka edhe korsi të ndalimit për automjetet, e cila është e dedikuar ekskluzivisht për ndalimin e automjeteve. Në rrugën ekspres nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve, biçikletave, traktorëve dhe mjeteve të tjera të ngadalshme.
Shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 110 kilometra në orë, përveç nëse nuk përcaktohet ndryshe me shenjën e komunikacionit.
Tejkalimi lejohet vetëm kur ka dukshmëri të mirë dhe ka vijë të shënuar ose vijë të ndërprerë në rrugë.
Çdo lëvizje e automjetit në korsinë e ndalimit është shkelje e komunikacionit dhe i nënshtrohet gjobës në përputhje me Ligjin. Në rrugën ekspres ndalohet kthimi gjysmërrethor, ndalimi dhe parkimi, përveç në vendet e parashikuara.
Shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, të mbajnë distancë të sigurt dhe t’i respektojnë të gjitha shenjat e komunikacionit. Rruga ekspres ofron shpejtësi – por vetëm kur përdoret në mënyrë të duhur dhe të përgjegjshme.
Rruga ekspres nuk është autostradë dhe nuk ka korsi të veçantë të komunikacionit për tejkalim.
Në rrugën ekspres, tejkalimi mund të bëhet vetëm kur lejohet, në mënyrë të sigurt – dhe ekskluzivisht në pjesët e rrugës të shënuara me vijë të ndërprerë dhe nëse nuk i pengon automjetet që lëvizin nga drejtimi i kundërt.
Nëse afrohet automjeti që synon të tejkalojë automjet tjetër, shoferi i automjetit që tejkalohet nuk duhet ta përdor korsinë e ndalimit për të “krijuar” hapësirë për t’ju tejkaluar – ajo është korsi ekskluzivisht për t’u ndaluar kur është e nevojshme, assesi për komunikacion.