Të nderuar nxënës të shkollave të mesme,
Në kuadër të fushatës “Rinia pa çmenduri”, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe partnerët e tij organizojnë konkurs për njohjen e rregullave të komunikacionit, me moton “Shoferë të rinj të sigurt”.
Për të marrë pjesë në thirrjen publike për konkursin shpërblyes, në të cilin do të ndahen 16 vauçerë për dhënien e provimit pët shofer, duhet të plotësoni këtë aplikacion dhe ta dorëzoni te koordinatori i emëruar në shkollën tuaj, Prof. (emri, mbiemri, telefoni i kontaktit).
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë personat e vitit të katërt, të cilët nuk kanë patentë shofer.
Të dhënat e përgjithshme:
Mbiemri: _______________________________________
Emri: __________________________________________
Kontakti (telefoni ose e-maili) _______________________
Shkolla: ________________________________________
Qyteti: _________________________________________
Komuna: _______________________________________
Nxënësit e regjistruar të shkollave të mesme do t’i marrin materialet që do t’u duhen për dhënien e provimit. Afati për parashtrimin e aplikacionit dhe dorëzimin e tij është deri më 5.5.2017. Fletëparaqitja parashtrohet në këtë e-mail: edukacija@rsbsp.org.mk
Çmimet për 16 nxënësit më të mirë të shkollave të mesme do të jenë:
• 1 vauçer për dhënien falas për “Kategorinë B”
• 5 vauçerë për dhënien falas të “Kategorisë AM”
• 10 vauçerë me 50% zbritje për “Kategorinë B”
Vauçerët kanë kohëzgjatje prej një viti, përkatësisht deri në maj 2018.
Testimi përfundimtar dhe ndarja e vauçerëve do të mbahet në QSHA “Boro Petrushevski” – Shkup. Testimi do të kryhet nga përfaqësuesit e MPB-së, Auto Shkollave dhe KRSKRR-së. Kandidatët e paraqitur do të informohen në kohën e duhur për mënyrën dhe kohën e mbajtjes së testimit përfundimtar.
Aplikacioni dhe të gjitha çështjet e tjera në lidhje me konkursin mund t’i gjeni në këtë e-mail: edukacija@rsbsp.org.mk