Sot në Beograd, në ambientet e Agjencisë për Siguri në Komunikacion të Republikës së Serbisë, Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së dhe Toni Jakimovski, sekretar i KRSKRR-së, morën pjesë në takimin e punës me Branko Stamatoviq, drejtor i Agjencisë për Siguri në Komunikacion.
Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Agjencisë për Siguri në Komunikacion, si dhe për realizimin e fushatës së përbashkët “Vozit i çlodhur”, e cila prej disa vitesh po realizohet me sukses përgjatë Korridorit 10 në të dy shtetet fqinje.
Fushata do të realizohet edhe këtë vit me një sërë aktivitetesh të përbashkëta në pikat kufitare në të dy vendet fqinje gjatë periudhës së verës me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe minimizimin e numrit të personave të lënduar dhe të vdekur në aksidentet e komunikacionit.