Sot (02.07.2024) në Ministrinë e Punëve të Brendshme, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, realizoi takim pune me drejtoreshën e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, znj. Gordana Kozhuvarovska, dhe sekretarin, Toni Jakimovski.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e përbashkët dhe realizimin e fushatave që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion.
Theksi ishte vënë në periudhën e ardhshme të verës me qëllim të zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta parandaluese që synojnë shoferët e automjeteve dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, veçanërisht të miturit. MPB-ja dhe KRSKRR-ja janë të mendimit të përbashkët se me veprimin parandalues ngrihet niveli i kulturës së komunikacionit, duke ulur kështu numrin e aksidenteve në komunikacion dhe vdekjen e personave.
Drejtori Janev theksoi se siguria në komunikacion është prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në takim, drejtori po ashtu shpreson se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të intensifikohet dhe se masat e përbashkëta parandaluese dhe represive mund të kontribuojnë në uljen e numrit të personave të vdekur në aksidentet e komunikacionit.