Средба на министерот Спасовски со претседателот на РСБСП Кожуваровска – Takimi i ministrit Spasovski me kryetaren e KRSKRR-së, Kozhuvarovska
Sot, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, realizoi takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, znj. Gordana Kozhuvarovska. Qëllimi i takimit të sotëm ishte përcaktimi i llojit dhe sasive të pajisjeve që KRSKRR-ja do ta sigurojë në periudhën e ardhshme si donacion për njësitë kompetente të komunikacionit në MPB për t’i përforcuar dhe modernizuar pajisjet në fushën e komunikacionit.
Vitet e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë të pavarur, por edhe si partner me KRSKRR-në, ka qenë pjesë e shumë fushatave në fushën e komunikacionit. Veprimi parandalues i përqendruar në disa nivele, duke filluar nga fëmijët dhe të rinjtë, deri te intensifikimi i kontrolleve të komunikacionit në të gjithë vendin, është i domosdoshëm dhe jep rezultate pozitive, tha ministri Spasovski, duke u shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm me KRSKRR-në me shpresë që kjo në të ardhmen do të intensifikohet.
Kozhuvarovska theksoi në takim se bashkëpunimi midis KRSKRR-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar në një nivel të lartë, duke theksuar se siguria në komunikacion është prioriteti i përbashkët kryesor dhe se vetëm bashkëpunimi i përbashkët dhe kombinimi i masave parandaluese dhe represive mund të kontribuojnë në uljen e numrit të viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit. Policia e komunikacionit në MPB në periudhën e ardhshme do të veprojë intensivisht në terren dhe do të punojë për të rritur sigurinë e komunikacionit në një nivel më të lartë – pastaj duke e demonstruar qartë se nuk ka tolerancë për shoferët e dehur, për automjetet me defekte në rrugë, për mosrespektim të rregullave të komunikacionit.