Како да изберете и како правилно да поставете детско седиште во автомобил? – Si të zgjidhni dhe si në mënyrë të duhur të vendosni sedilje të fëmijëve në automjet?
Përdorimi i sediljes së fëmijëve në automjet për të transportuar fëmijë deri në moshën 5 vjeç është obligim ligjor, moral, etik, obligim i shoferit dhe, mbi të gjitha, obligim i prindit. Megjithëse ekziston tendencë për përdorimin e shtuar të sediljeve të fëmijëve në automjete, është e qartë se numri i prindërve / shoferëve që nuk përdorin sedilje të fëmijëve për të transportuar fëmijë deri në moshën 5 vjeç nuk është i vogël.
Me qëllim të rritet përdorimi i sediljeve të fëmijëve dhe mbrojtja më e madhe e fëmijëve pasagjerë në komunikacion, KRSKRR-ja me këshilla të dobishme, informata dhe përgjigje se si të zgjidhni dhe si të vendosni në mënyrë të duhur sediljen e fëmijëve në automjet:
1. Për mbrojtje të plotë të fëmijëve në komunikacion, është veçanërisht e rëndësishme të zgjidhni sedilje të përshtatshme dhe ta vendosni atë në mënyrën e duhur. Sediljet e fëmijëve ndahen në disa grupe, varësisht nga pesha e fëmijës. Vini re se sedilja është bërë në përputhje me lartësinë dhe peshën mesatare të fëmijës. Në mënyrë që sedilja të mbrojë fëmijën në mënyrën e duhur, është e rëndësishme të zgjidhni sedilje që i përshtatet fëmijës tuaj.
Në pajtim me peshën e fëmijëve, sediljet e fëmijëve ndahen në disa kategori:
– 0 për fëmijët nga lindja deri në 10 kg
– 0+ për fëmijët nga lindja deri në 13 kg
– 1 për fëmijët nga 9 deri në 18 kg
– 2 për fëmijët nga 15 deri në 25 kg
– 3 për fëmijët nga 22 deri në 36 kg (buster – sedilje sigurie).
Ka edhe sedilje të kombinuara që mbulojnë grupe të shumta në të njëjtën kohë.
2. Është veçanërisht e rëndësishme të zgjidhni sedilje të shënuar ECE R44, që tregon se është produkt që përputhet me rregullat e rrepta ligjore dhe rregullat e sigurisë dhe standardet e Bashkimit Evropian. Në sedilje, duhet të ketë shenjë për testimin e kryer, si dhe informata mbi llojin e sediljes, përkatësisht duhet të tregohet se për cilin lloj të automjetit mund të përdoret.
3. Çdo sedilje ofron udhëzime për përdorim me udhëzime të hollësishme me vizatime për montimin e duhur dhe është shumë e rëndësishme që t’u përmbaheni atyre. Kur montoni, sigurohuni që sedilja të mos lëvizë majtas ose djathtas dhe të është vendosur mirë në vend.
Pyetja që lind është se ku dhe si të vendoset sedilja në automjet?
• Sedilja e Grupit 0: Kur bëhet fjalë për sediljet e Grupit 0, është e rëndësishme të theksohet se megjithëse ligji mundëson që sedilja të vendoset në sediljen e përparme të pasagjerit, është më mirë të vendosni sediljen e fëmijëve në pjesën e pasme, në drejtim të kundërt nga drejtimi në të cilën lëviz automjeti. Për arsye sigurie, por edhe për rrezikun e aktivizimit të jastëkut të ajrit, nuk rekomandohet vendosja e sediljes së fëmijëve në sediljen e pasagjerit. Rekomandohet të vendosni sediljen e fëmijëve prapa, në mes të sediljes dhe nëse kjo nuk është e mundur, vendoseni prapa shoferit ose pasagjerit.
• Sedilja e Grupit 0 dhe 1: Sediljet e fëmijëve, nga grupi 0 dhe 1, kanë edhe rripin e tyre të sigurimit, me të ashtuquajturën mbrojtje në tre ose pesë pika (shpatulla, ijë dhe kofshë). Nëse lidhja është në mes të gjoksit të fëmijës, rripi është i rregulluar siç duhet, dhe nëse është shtrënguar mirë, mund të kontrollohet nga distanca midis rripit nga rripi i sigurimit dhe gjoksit të fëmijës, e cila nuk duhet të jetë më e gjerë se një gisht.
• Sedilja e Grupit 1, 2 dhe 3. Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të voziten në drejtim të udhëtimit vetëm kur mund të ulen në mënyrë të pavarur dhe fortë dhe kur peshojnë mbi 9 kg, ndërsa mosha optimale për këtë është rreth 1 vjet. Rekomandohet që sedilja e fëmijëve nga grupet e mësipërme të vendoset në pjesën e pasme, në mes të sediljes së pasme.
KRSKRR-ja me shënim të rëndësishëm: Sedilja e fëmijëve nuk duhet të vendoset në sediljen e përparme të automjetit nëse automjeti ka jastëk të ajrit ose nëse nuk janë të fikur.
Në çdo udhëtim, përdorni sedilje të fëmijëve dhe mbroni fëmijët nga lëndimet dhe humbjet në komunikacion!