semaforko.mk – Веб страна на РСБСП за сообраќајна едукација на децата – semaforko.mk – Faqja e Internetit e KRSKRR-së për edukimin në komunikacion të fëmijëve
Në kushtet kur institucionet kompetente rekomandojnë lëvizje të kufizuar të fëmijëve, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me rekomandim për prindërit që të jenë aktivë, kreativë dhe të plotësojnë kohën e fëmijëve me veprimtari edukative dhe përmbajtje edukative. Kjo është një kohë kur mundeni dhe duhet të punoni me fëmijët dhe t’i mësoni se si të sillen në mënyrë që të jenë të sigurt në komunikacion. Në këtë drejtim, theksojmë se edukimi i komunikacionit të fëmijëve nuk është kurrë i mjaftueshëm dhe nuk është i mërzitshëm.
Në pajtim me këtë, KRSKRR-ja rekomandon të përdoret faqja e internetit për fëmijët https://semaforko.mk/ ku fëmijët mund të mësojnë shumë gjëra në lidhje me komunikacionin rrugor në mënyrë kreative dhe argëtuese.
Konkretisht, në faqen e internetit do të gjeni:
këshilla për fëmijët mbi pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion
botën e ngjyrave me motive të komunikacionit
literaturë edukative të komunikacionit për fëmijë
video-spote edukative për fëmijë
test për kontrollin e njohurive në fushën e komunikacionit
këshilla të dobishme për prindërit
përmbajtje tjera kreative
Është koha për t’i rinovuar njohuritë në komunikacion. Pjesëmarrës të sigurt në komunikacion që nga mosha e hershme.
semaforko.mk
#MËSOJMËKOMUNIKACION