Правила и прописи во сообраќајот кои треба да ги знаат велосипедистите – Rregullat e komunikacionit të cilat duhet t’i dinë çiklistët
Java Evropiane e Lëvizshmërisë realizohet çdo vjet në periudhën nga 16 deri më 22 shtator dhe synon të promovojë forma alternative të lëvizjes, me theks të veçantë në promovimin e çiklizmit si një formë e qëndrueshme e lëvizjes. Rritja e përdorimit të biçikletave në komunikacion në thelb do të thotë nevojë për të përmirësuar sigurinë e çiklistëve në komunikacion. Kjo është arsyeja pse KRSKRR-ja kujton rregullat më të rëndësishme ligjore që çiklistët duhet t’i dinë dhe t’i respektojnë sa herë që marrin pjesë në komunikacion:
• Biçikletë në rrugë mund të drejtojë personi që ka mbushur moshën dhjetë vjeç.
• Në zonë të qetë të komunikacionit, biçikletë mund të drejtojë personi nën moshën dhjetë vjeç vetëm nëse shoqërohet nga një person më i vjetër se 16 vjeç.
• Çiklisti mund të transportojë persona të tjerë vetëm nëse ka sedilje të veçanta në biçikletë.
• Fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk guxojnë të transportojnë persona të tjerë në biçikletë.
• Biçikletat nuk lejohen në autostradë, rrugë ekspres dhe rrugë të rezervuar për komunikacionin e automjeteve.
• Shoferi dhe personat e transportuar me biçikletë gjatë natës dhe në kushte të shikimit të zvogëluar duhet të mbajnë jelek reflektues gjatë ngasjes në rrugë.
• Biçikleta detyrimisht duhet të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme, si dhe katadioptër të kuq ose shirit reflektues në pjesën e pasme dhe një katadioptër të verdhë ose portokalli në secilën anë.
• Çiklisti është i detyruar të drejtojë automjetin në mënyrë që nuk zvogëlon qëndrueshmërinë e mjetit dhe nuk duhet t’i heq duart nga timoni, dhe nuk duhet të përmbahet në mjetin tjetër.
• Çiklisti nuk duhet t’i ngas kafshët derisa e drejton biçikletën.
• Në shtigjet e biçikletave të rregulluara dhe të shënuara për komunikacionin e biçikletave në të dyja drejtimet, çiklistët lëvizin në anën e djathtë në drejtim të lëvizjes.
• Nëse ka shteg biçikletash të rregulluar posaçërisht në rrugë, çiklisti lëviz përgjatë shtegut të djathtë të biçikletave në lidhje me drejtimin e komunikacionit.
• Kufiri i shpejtësisë është 25 km / h për biçikletat kur lëvizni në shteg biçikletash ose korsi.
• Çiklisti është i detyruar të lëvizë sa më afër në skajin e djathtë të rrugës, dhe nëse ka shteg biçikletash – përgjatë shtegut të biçikletave, përkatësisht korsisë.
• Nëse dy ose më shumë çiklistë janë duke lëvizur në grup, ata janë të detyruar të lëvizin njëri pas tjetrit.
KRSKRR-ja me thirrje: “Çdo vjet dhjetëra çiklistë humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni. Ji çiklist i përgjegjshëm, respektoji rregullisht rregullat e komunikacionit! Varet prej teje!”
#NGASBIÇIKLETË!#BËHUÇIKLISTIPËRGJEGJSHËM!
#JAVAEVROPIANEELËVIZHMËRISË2020!