РСБСП со апел: Честит Илинден! Прославете достоинствено и одговорно и имајте на ум дека сообраќајните незгоди не бираат место и време! – KRSKRR-ja me thirrje: Urime Ilindenin! Festoni me dinjitet dhe përgjegjësi dhe mbani mend se fatkeqësitë e komunikacionit nuk zgjedhin vend dhe kohë!
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut festën më të madhe shtetërore – 2 Gushtin, – Ilindenin.
Të nderuar qytetarë, para nesh është festa më e madhe shtetërore Ilindeni. Festë që duhet ta shënojmë me dinjitet dhe me të gjitha nderimet. Festat janë ditë kur duhet të festojmë, ta kujtojmë të kaluarën, por edhe të shikojmë drejt së ardhmes. Festat janë ditë përkujtimi, lavdie dhe gëzimi. Gjëja më e rëndësishme është t’i mbani festat në kujtesë të mirë dhe t’i mbani mend për gjërat e bukura që ndodhin.
Të mësuar nga disa momente të këqija dhe ngjarje të këqija nga vitet e kaluara, KRSKRR-ja me thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për pjesëmarrje të ndërgjegjshme, të përgjegjshme, dhe mbi të gjitha, të sigurt në komunikacion.
Treguesit e sigurisë në komunikacionin rrugor sugjerojnë për faktin se në verë, gjatë pushimeve vjetore, në kushtet e rritjes së frekuencës së komunikacionit, temperaturave të larta dhe atmosferës së relaksuar, rritet rreziku i përkeqësimit të sigurisë në komunikacionin rrugor. Konkretisht, të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën e verës, përkatësisht në muajt e verës, ka rritje pothuajse të dyfishtë të numrit të të vdekurve dhe të të lënduarve në fatkeqësitë e komunikacionit krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Në mënyrë plotësuese, rreziku rritet kur bëhet fjalë për festat, përkatësisht për fundjavë të zgjatur në sezonin e pushimeve vjetore, dhe të tilla janë ditët që vijnë.
Prandaj, KRSKRR-ja Ju fton:
• Zvogëlojeni shpejtësinë dhe ngisni me përgjegjësi.
• Mos ngisni dhe madje mos filloni të ngisni automjetin nëse keni konsumuar alkool.
• Qëndroni të qetë dhe të sigurt edhe në një situatë të rrëmujës në komunikacion. Mos ngisni sllallom, të parakaloni në vijë të plotë ose të parakaloni në kolonë automjetesh.
• Jini të fokusuar dhe të përqendruar në komunikacion, shikoni në rrugë dhe mos përdorni telefon celular gjatë ngasjes.
• Mbani distancë të sigurt midis automjeteve.
• Ngisni të pushuar, me udhëtim të planifikuar paraprakisht dhe me pushime të rregullta gjatë udhëtimit.
• Kryeni kontroll teknik të automjetit dhe sigurohuni që automjeti juaj është gati për udhëtime të sigurta.
• Përdorni rrip të sigurimit dhe sedilje të përshtatshme për fëmijë.
Pavarësisht se si merrni pjesë në komunikacion – shofer, motoçiklist, çiklist ose këmbësor, gjëja më e rëndësishme është të arrini në destinacionin e dëshiruar në mënyrë të sigurt.
KRSKRR-ja ua uron të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion festën e madhe – Ilindenin dhe u uron udhëtime të sigurta dhe mbërritje të sigurt në destinacionin e dëshiruar. Ngisni me përgjegjësi dhe qëndroni të sigurt në komunikacion! Le t’i kujtojmë festat për gjërat e bukura!
Urime 2 Gushtin! Gëzuar ILINDENIN! Ngisni me përgjegjësi!