РСБСП со апел: Не вреди ризикот! Стави појас, за твоја безбедност – KRSKRR-ja me thirrje: Nuk ia vlen të rrezikosh! Vendos rripin e sigurimit, për sigurinë tënde!
Rripi i sigurimit nuk ndikon në faktin nëse ndonjë fatkeqësi e caktuar e komunikacionit do të ndodhë ose jo, por ndikon ndjeshëm se cilat do të jenë pasojat e fatkeqësive të komunikacionit. Hulumtimet nga organizatat ndërkombëtare relevante tregojnë se 50% e shoferëve që e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni ishte për shkak që nuk përdorën rrip të sigurimit, përkatësisht hulumtimet tregojnë se rripi i sigurimit e zvogëlon rrezikun e pasojave fatale në fatkeqësinë e komunikacionit deri në 50%.
Shoferët dhe pasagjerët duhet të kuptojnë se përdorimi i rripave të sigurimit është i dedikuar ekskluzivisht për sigurinë e tyre personale dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre. Kjo është arsyeja pse KRSKRR-ja ua përkujton shoferëve dhe pasagjerëve dispozitat më të rëndësishme të LSKRR-së në lidhje me rripat e sigurimit që ata duhet t’i dinë:
• Obligimi për t’i përdorur rripat e sigurimit vlen për shoferin, për pasagjerët e sediljes së përparme, por edhe për pasagjerët e sediljeve të pasme (në të gjitha sediljet në automjet në të cilin janë vendosur rripat e sigurimit).
• Obligimi për të përdorur rripin e sigurimit është i detyrueshëm, pavarësisht nëse automjeti lëviz në vendbanim ose jashtë vendbanimit.
• Mosvendosja e rripit të sigurimit sanksionohet me dënim me para ekskluzivisht për personin që nuk mban rrip të sigurimit, pa dallim nëse bëhet fjalë për shofer ose pasagjer në sediljen e përparme ose të pasme.
• Shoferi i cili nuk përdor rrip të sigurimit do të sanksionohet me sanksion me para në vlerë prej 40 euro në kundërvlerë me denarë.
• Personi i cili transportohet në automjetin i cili ka rrip të sigurimit është i detyruar të vërë rripin e sigurimit gjatë ngasjes, pa dallim nëse transportohet në sediljen e përparme ose të pasme. Sanksioni për mosrespektimin e këtij obligimi është 50 euro në kundërvlerë me denarë.
• Obligimi për të përdorur rrip të sigurimit nuk vlen për:
• furnizuesin e mallrave në qarkullim, në vendin e dërgimit
• shoferët kur ngasin automjet me shpejtësinë e ecjes së njeriut, kur lëvizin prapa dhe në parkingje.
KRSKRR-ja me thirrje për shoferët dhe personat të cilët transportohen me automjet: Respektoni obligimet për të përdorur rripin e sigurimit. Me të vërtetë nuk ia vlen të rrezikoni, sepse bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin tuaj. Jini të përgjegjshëm, vendosni rrip të sigurimit!