РСБСП со апел: Децата до трето одделение, тргнаа на училиште. Возачи, намалете ја брзината и внимавајте на децата во сообраќајот – KRSKRR-ja me thirrje: Fëmijët deri në klasën e tretë filluan me shkollë. Shoferë, zvogëlojeni shpejtësinë dhe kini kujdes për fëmijët në komunikacion!
Në vend të 1 shtatorit, si gjithmonë, këtë vit kalendarik, zilja e shkollës shënoi fillimin e vitit të ri shkollor, sot, më 1 tetor. Ky vit është shënuar me sfida të reja, rreziqe dhe kërcënime të reja për sigurinë e fëmijëve, por përkundër kësaj nuk duhet t’i harrojmë rreziqet që i hasin fëmijët në komunikacion.
Edhe më tutje mbetet pyetja se si fëmijët në kohë dhe në mënyrë të sigurt të mbërrijnë në oborrin e shkollës? Nuk duhet të harrojmë dhe të injorojmë faktin se fatkeqësitë në komunikacion janë kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.
Me fillimin e vitit shkollor, frekuenca e automjeteve dhe këmbësorëve në komunikacion rritet ndjeshëm. Prandaj, nevoja për një dozë shtesë të kujdesit nga ana e të gjithë pjesëmarrësve të komunikacionit rritet, veçanërisht kur lëvizni pranë një shkolle ose kopshti.
Kjo është arsyeja pse KRSKRR-ja u bën thirrje shoferëve: “Kini kujdes, kujdes për fëmijët në komunikacion dhe zvogëlojeni shpejtësinë afër shkollave dhe kopshteve. Kini kujdes se ku parkoni, sepse automjetet e parkuara në mënyrë jo të duhur i bëjnë fëmijët të padukshëm në komunikacion. Mos harroni se siguria e fëmijëve në komunikacion është përgjegjësi e të rriturve!
Përveç kësaj, KRSKRR-ja u kujton prindërve se ata janë pasqyrë që fëmijët shikohen çdo ditë. Shembulli personal që prindërit u japin fëmijëve në komunikacion duhet të jetë respektimi i pakushtëzuar dhe i plotë i rregullave të komunikacionit dhe kështu vazhdimisht t’i çojnë fëmijët të jenë të sigurt dhe të përgjegjshëm në komunikacion!
Të dhënat statistikore tregojnë se fëmijët shpesh pësojnë në fatkeqësitë e komunikacionit si pasagjerë. Në këtë drejtim, KRSKRR-ja kujton obligimin ligjor, sipas të cilit, fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të transportohen në sediljen e përparme, si dhe obligimin për të përdorur rripin e sigurimit në të gjitha sediljet dhe sediljen për fëmijë deri në 5 vjeç (edhe kur ngasja është e shkurtër). Fatkeqësitë në komunikacion ndodhin atëherë kur më pak i prisni, prandaj është shumë e rëndësishme që ju dhe të dashurit tuaj të jeni gjithmonë të mbrojtur.
Përkundër të theksuarës, KRSKRR-ja thekson se fëmijët nën moshën 10 vjeç nuk janë të sigurt të lihen vetëm për të shkuar në shkollë. Nëse për ndonjë arsye vendosni ta lini fëmijën të shkojë në shkollë vetëm, përpiquni të jetë së paku në një grup prej dy deri në tre fëmijë. Në një situatë të tillë, çdo prind i përgjegjshëm është i detyruar t’i tregojë dhe përsërisë fëmijës së tij mënyrën më të sigurt nga shkolla deri në shtëpi, t’i tregojë fëmijës mbi rreziqet dhe kërcënimet e mundshme në komunikacion dhe t’i shpjegojë dhe përsërisë rregullat më të rëndësishme në komunikacion.
KRSKRR-ja u uron të gjithë nxënësve një vit të suksesshëm shkollor dhe përsëri i kujton që të marrin pjesë në mënyrë të sigurt, me kujdes dhe me përgjegjësi në komunikacion. Mbroni fëmijët nga lëndimet dhe humbjet në komunikacion!