РСБСП со апел: Сообраќајните незгоди не се случуваат, сообраќајните незгоди се предизвикуваат со неодговорно учество во сообраќајот – KRSKRR-ja me thirrje: Fatkeqësitë në komunikacion nuk ndodhin, fatkeqësitë në komunikacion shkaktohen me pjesëmarrjen e papërgjegjshme në komunikacion
Me rastin e 15 nëntorit, Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave nga Fatkeqësitë e Komunikacionit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor i përkujton pjesëmarrësit në komunikacion se fatkeqësitë në komunikacion nuk janë aksidentale, por shkaktohen nga pjesëmarrja e pakujdesshme dhe e papërgjegjshme në komunikacion.
Fatkeqësisht, fatkeqësitë në komunikacion janë një problem serioz në të gjitha shoqëritë moderne. Imazhet lëvizëse të vdekjes dhe gjakut në rrugë, të cilat ndodhin çdo ditë në rrugët nëpër botë, janë të vështira dhe të mundimshme për t’u parë, por është edhe më e vështirë të përballeni drejtpërdrejt me to dhe me pasojat e tyre.
Çdo jetë e humbur njeriu sjell pikëllim, dhimbje, zbrazëti dhe peshë në shpirtin e anëtarëve të familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit. Jetët e humbura në fatkeqësitë në komunikacion sjellin dhimbje shtesë, pikëllim dhe peshë shtesë, sepse humbjet dhe lëndimet në komunikacion janë ngjarje të papritura, të dhunshme, traumatike dhe tragjike.
Barra e pikëllimit dhe dhimbjes së përjetuar nga një numër i madh njerëzish si rezultat i fatkeqësive në komunikacion është edhe më e madhe duke pasur parasysh faktin se shumë prej viktimave dhe personave të lënduar në fatkeqësi të komunikacionit janë fëmijë dhe të rinj.
Fatkeqësisht, statistika e zezë botërore dhe vendase vazhdojnë të tregojnë se fatkeqësitë në komunikacion janë shkaku i shumë jetëve të humbura, shumë personave të vdekur dhe madje edhe më shumë personave të lënduar me lëndime të përhershme, familje të shkatërruara dhe humbje të mëdha materiale.
Sipas OBSH-së, çdo vjet, 1.3 milion njerëz në të gjithë botën vdesin në fatkeqësi të komunikacionit, 20 deri në 50 milion persona janë të lënduar. Kjo do të thotë se mbi 3.500 persona vdesin çdo ditë, si rezultat i fatkeqësive në komunikacion, përkatësisht çdo 24 sekonda, një person – fëmija i dikujt, vëllai, motra, prindi, i afërmi, shoku… e humb jetën në fatkeqësi të komunikacionit.
Sipas statistikave, në vitin 2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 132 persona e humbën jetën në fatkeqësi të komunikacionit, ndërsa 5164 persona u lënduan.
Le t’i themi stop vdekjes në rrugë! Tani dhe menjëherë! Është koha që të gjithë të kuptojnë se fatkeqësitë në komunikacion nuk zgjedhin kohën, vendin dhe njerëzit. Ne të gjithë jemi viktima të mundshme! Shumë fate njerëzore sot do të ishin të ndryshme, shumë familje që sot janë në zi, do të ishin më të lumtura, shumë lot të fëmijëve ose prindërve nuk do të derdheshin nëse të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion do të tregonin një nivel më të lartë të vetëdijes, ndërgjegjes, disiplinës dhe përgjegjësisë në komunikacion. Le t’i respektojmë rregullat e komunikacionit!
Në këtë drejtim, KRSKRR-ja me thirrje: Tregoni kujdes! Zgjoni vetëdijen! Ngisni me ndërgjegje dhe përgjegjësi! Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave nga Fatkeqësitë e Komunikaiconit ka për qëllim të përkujtohemi që ata që kanë humbur jetën në fatkeqësi të komunikacionit në të kaluarën, t’u bëjmë homazhe personave të vdekur në fatkeqësi të komunikacionit dhe të nxjerrim mësim mbi seriozitetin e pasojave nga fatkeqësitë e komunikacionit.
#NGASMEPËRGJEGJËSI!