РСБСП со порака: За здрави животни навики, за чиста животна средина, за побезбеден сообраќај-поддржувајте алтернативни форми на мобилност – KRSKRR-ja me porosi: Për shprehi të shëndetshme jetësore, për mjedisin e pastër jetësor, për komunikacion më të sigurt-mbështetni format alternative të lëvizshmërisë
“European Mobility Week” – “Java Evropiane e Lëvizshmërisë” është aktivitet, përkatësisht fushatë që Komisioni Evropian po zhvillon që nga viti 2002, në periudhën prej 16 deri më 22 shtator të çdo viti. Fushata synon të promovojë forma alternative të lëvizshmërisë si ecja, çiklizmi dhe përdorimi i transportit publik.
Format alternative të lëvizshmërisë sjellin shumë përfitime pozitive si për individët që i përdorin, ashtu edhe për komunitetin, dhe është e sigurt të thuhet se ato janë format më të qëndrueshme dhe më efikase nga pikëpamja ekonomike, ekologjike dhe energjetike dhe është përgjegjësia jonë si individë, si institucione dhe si shoqëri, për t’i mbështetur dhe stimuluar në mënyrë aktive.
Në pajtim me këtë, KRSKRR-ja me përkujtim të përfitimeve nga përdorimi i formave alternative të lëvizshmërisë:
• Sipas hulumtimeve nga organizatat me renome ndërkombëtare, personat që ecin dhe ngasin biçikletë jetojnë mesatarisht dy vjet më shumë se ata që nuk ecin dhe nuk ngasin biçikletë dhe marrin 15% më pak ditë pushimi mjekësor.
• Çiklizmi djeg 600 kalori në orë. Çiklizmi disa herë në javë e ul tensionin e gjakut, ndërsa njëkohësisht e rrit energjinë.
• Çiklizmi dhe të ecurit ju bëjnë të ndiheni më të rinj dhe ju lehtëson nga stresi me të cilin përballeni çdo ditë.
• Të ecurit dhe çiklizmi janë në harmoni me natyrën. Kontribuon për një mjedis të shëndetshëm jetësor, ndotje të zvogëluar, ulje të rrëmujës në komunikacion dhe zvogëlim të zhurmës.
• Hulumtimet tregojnë se në distancë deri në 5 km, në mjedis urban, biçikleta është mjeti dominues i transportit për sa i përket automobilit nga aspekti i arritjes më të shpejtë dhe më të sigurt në destinacionin e dëshiruar dhe nga aspekti i parkimit më të lehtë.
• Parkimi për biçikleta është gjithmonë i disponueshëm, falas dhe zë shumë më pak hapësirë.
• Ecja dhe përdorimi i biçikletës si mjet transporti kursen shumë para për karburantin e shtrenjtë. Gjithashtu, blerja e biçikletës është një mundësi shumë më e lirë sesa blerja e automobilit.
• Çiklizmi, ecja dhe përdorimi i transportit publik ndërtojnë miqësi dhe e përmirësojnë komunikimin me njerëzit dhe mjedisin.
• Të dhënat statistikore tregojnë se nëse merren parasysh numri i kilometrave të kaluara dhe numri i udhëtarëve të transferuar, transporti publik është mënyra më e sigurt për të arritur në destinacionin e dëshiruar.
• Transporti publik është i rregullt dhe i garantuar. Përdorimi i transportit publik i eliminon rreziqet që mund ta rrezikojnë udhëtimin si mosfunksionimi teknik i automjetit, anulimi i automjetit në rrugë, etj.
Në pajtim me të theksuarën, përdorimi i formave alternative të lëvizshmërisë duhet të jetë shprehia juaj e përditshme, pozitive nga e cila përfitojnë të gjithë, dhe mbi të gjitha, ju.
KRSKRR-ja u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të sigurt në komunikacion dhe të përdorin forma alternative të lëvizshmërisë – ecja, çiklizmi dhe përdorimi i transportit publik. Për shprehi të shëndetshme jetesore, për mjedis të pastër jetësor, për komunikacion më të sigurt – përdorni dhe mbështesni format alternative të lëvizshmërisë.