РСБСП со одговори: Која е целта и како правилно да користите сигурносен појас? – KRSKRR-ja me përgjigje: Cili është qëllimi dhe si në mënyrë të duhur të përdorni rripin e sigurimit?
Rripi i sigurimit nuk ndikon nëse fatkeqësia e komunikacionit do të ndodhë apo jo, por ndikon ndjeshëm se cilat do të jenë pasojat e fatkeqësive të komunikacionit. Fatkeqësisht, faktet dhe situata tregojnë se shumë shoferë dhe pasagjerë nuk përdorin rrip të sigurimit. Në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për përdorim më të madh të rripit të sigurimit KRSKRR-ja me përgjigje të disa pyetjeve të rëndësishme në lidhje me rripin e sigurimit.
– Cili është qëllimi dhe si të përdorim siç duhet rripin e sigurimit?
1. Qëllimi kryesor i përdorimit të rripit të sigurimit është:
• për t’i ruajtur shoferin dhe pasagjerët në vendet e tyre në rast përplasjeje;
• për të zvogëluar lëvizjen e trupit para dhe mbrapa në rast të përplasjes ballore dhe për t’i parandaluar lëndimet për shkak të kontaktit me pjesët e brendshme të automjetit;
• për të hequr një pjesë të madhe të energjisë së lëshuar gjatë përplasjes dhe për ta shpërndarë në rripin e sigurimit dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke i zvogëluar në mënyrë efikase pasojat e përplasjes në pjesë të veçanta të trupit;
• për t’u siguruar mbrojtje efikase shoferëve dhe pasagjerëve në kombinim me jastëkët e ajrit dhe elementet e tjera të sigurisë (mbështetëset e kokës, sediljet ergonomike, shasia e automjeteve, etj.). Është e rëndësishme të theksohet se në shumë automjete moderne motorike përfshirja e jastëkëve të ajrit në rast të fatkeqësisë së komunikacionit kushtëzohet nga përdorimi i rripit të sigurimit.
-Si ta përdorni dhe mirëmbani si duhet rripin e sigurimit dhe si ta lidhni atë siç duhet në trup?
Për t’i përdorur plotësisht efektet e rripit të sigurimit është shumë e rëndësishme që të përdoret si duhet dhe për këtë arsye është e rëndësishme të dini detajet si në vijim:
• Pjesa e sipërme e rripit të sigurimit shtrihet mbi supe (jo mbi qafë), dhe pjesa e poshtme shtrihet nën bark dhe mbi ijet;
• Vendosni “gjuhën” – pjesën metalike të rripit të sigurimit në bravën e fiksimit derisa të dëgjoni “KLIK”;
• Rripi i sigurimit duhet të ngjitet sa më afër trupit, nëse nuk është kështu, atëherë kërkohet shtrëngim shtesë;
• Rripi i sigurimit nuk duhet të jetë i ngatërruar dhe i lirshëm.
• Nëse automjeti është përfshirë në fatkeqësi komunikacioni, të gjitha rripat e sigurimit të përdorura duhet të zëvendësohen, edhe nëse dëmtimi nuk është i dukshëm.
• Rripat e sigurimit duhet të kontrollohen periodikisht për t’i përcaktuar dëmtimet e mundshme. Mos përdorni mjete agresive për të pastruar, pasi ato mund ta dobësojnë rripin e sigurimit.
• Aksesorët specialë që supozohet se e rrisin komoditetin e përdorimit të rripit të sigurimit parandalojnë shtrëngimin automatik të rripit të sigurimit dhe për këtë arsye janë shumë të rrezikshëm. Rripi i sigurimit nuk shtrëngohet mirë kur përdorni aksesorë të tillë dhe kështu mund të shkaktoni lëndime serioze në rast të fatkeqësisë së komunikacionit.
KRSKRR-ja me thirrje: “Bëhu i zgjuar! Mos harro! Shoferët dhe pasagjerët duhet të përdorin gjithmonë rrip të sigurimit. Edhe në udhëtimet më të shkurtra”.