Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) i filloi aktivitetet në kuadër të fushatës që po zbatohet me rastin e shënimit të “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2025”, e cila këtë vit do të mbahet në periudhën nga 16 deri më 22 shtator.
Në kuadër të fushatës, KRSKRR-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe partnerët e fushatës, do të organizojë ngjarje parandaluese dhe edukative që synojnë çiklistët dhe shoferët e trotinetëve elektrikë.

Qëllimi kryesor është përmirësimi i sigurisë dhe njohja e këtyre pjesëmarrësve në komunikacion me rregullativën ligjore dhe mënyrat për t’i menaxhuar në mënyrë të sigurt biçikletat dhe e-trotinetët, të cilët janë gjithnjë e më shumë pjesë e metodave alternative të transportit, si segment aktiv i lëvizshmërisë urbane. Në këtë mënyrë, KRSKRR-ja e mbështet mesazhin themelor të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, përkatësisht promovimin e transportit urban të qëndrueshëm, të sigurt dhe modern.
KRSKRR-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve të përfshihen në ngjarjet, të informohen dhe të kontribuojnë për një komunikacion më të sigurt dhe më të qëndrueshëm në qytetet tona.
Le ta dërgojmë së bashku mesazhin se respektimi i rregullave do të thotë respektimi i jetës.