Në ditën e parë të Vitit të Ri, përfaqësuesit e KRSKRR-së, së bashku me kryetarin, mr. Goran Angellovski, ishin për vizitë tradicionale tek fëmijët e parë të lindur në ISHP “Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës” në Shkup dhe Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Krahas urimeve dhe dëshirave për shëndet dhe mbarësi në Vitin e Ri 2025, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u dhuroi nënave ndenjëse të fëmijëve për automjete.
Në kuadër të “Fushatës së Vitit të Ri” të KRSKRR-së përmes kësaj dhurate simbolike kujtojmë rolin e rëndësishëm që kemi në sigurinë në komunikacion dhe kontributin tonë në avancimin e kulturës dhe ndërgjegjësimit të përbashkët në komunikacion.
Anëtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të KRSKRR-së vizituan të porsalindurit që kishin lindur në ditën e parë të Vitit të Ri në klinikën “Nënë Tereza – Shkup, Çair”, si dhe spitalet klinike në Kumanovë, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Kavadar, Strumicë, ku gjithashtu ishin dhuruar ndenjëse të fëmijëve për automjete, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm në Veles kemi dhuruar dy ndenjëse duke pasur parasysh se aty kishin lindur binjakë..