Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punës, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit – VOZITNI ME PËRGJEGJËSI!
Në vigjilje të festës, pritet një frekuencë e shtuar e automjeteve dhe pasagjerëve në rrugët për në vendet turistike dhe të piknikut, prandaj ju kujtojmë:
- Mos vozitni automjetin në ndikimin e alkoolit! – Alkooli e zvogëlon aftësinë për të reaguar dhe e rrit mundësinë e aksidenteve me pasoja të rënda.
- Vozitni të çlodhur – sepse të vozitësh automjetin i lodhur është po aq e rrezikshme sa të vozitësh automjetin në ndikimin e alkoolit.
- Respektoni kufijtë e shpejtësisë – Përshtateni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, motit dhe frekuencës, përkatësisht dendësisë së komunikacionit.
- Gjithmonë përdorni rripin e sigurimit – Kjo vlen si për pasagjerët në ndenjëset e parme, ashtu edhe për pasagjerët në ndenjëset e pasme.
- Mos përdorni telefon celular gjatë vozitjes së automjetit – Vëmendja juaj duhet të jetë gjithmonë në rrugë.
- Planifikoni udhëtimin tuaj paraprakisht – Kontrolloni gjendjen e rrugëve, shmangni lodhjen dhe bëni pushime në udhëtimet e gjata.
- Shoferët e motoçikletave dhe mopedëve dhe personat e transportuar në to janë të detyruar të mbajnë pajisje sigurie – helmetë.
Respektoni këmbësorët dhe çiklistët si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion dhe mos harroni – çdo jetë e humbur në rrugë është humbje e pakompensueshme! Prandaj, le të festojmë me respekt për jetën dhe shëndetin, sepse siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!
KRSKRR-ja ju uron festat e 1 Majit të lumtura dhe të sigurta.