KRSKRR-ja u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion – shoferëve, pasagjerëve, çiklistëve dhe këmbësorëve, që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm kur të marrin pjesë në komunikacion gjatë festave të Pashkëve.
Pashkët janë festë e bashkimit, e gëzimit familjar dhe shpirtëror, dhe gjatë saj pritet intensitet i shtuar në komunikacion. Prandaj, KRSKRR-ja kujton se siguria në komunikacionin rrugor është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve dhe vetëm me sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme mund të shpëtojmë çdo jetë.
U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve:
- Respektoni kufijtë e SHPEJTËSISË së lëvizjes dhe sinjalizimin e përcaktuar të komunikacionit
- MOS vozisni automjet në ndikimin e ALKOOLIT dhe LODHJES
- Përshtateni shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve dhe gjendjes së rrugës
- Përdorni rripin e sigurimit
- MOS përdorni TELEFON CELULAR gjatë vozitjes së automjetit
Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion kanë të drejtën e lëvizjes së sigurt – por edhe detyrimin për të kontribuar në të.
Pashkët janë festë e fillimeve të reja, e dashurisë dhe gëzimit në familje – mos lejoni që një vendim i pamenduar t’i errësojë këto vlera.
KRSKRR-ja u uron të gjithë qytetarëve festa të gëzuara, të qeta dhe të sigurta. Le të presim Pashkët me buzëqeshje, le të jemi pjesëmarrës të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në komunikacion.
Gëzuar Pashkët!