Me ftesë të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV), Delegacioni i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, i përbërë nga mr. Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së dhe mr. Toni Jakimovski, sekretar i KRSKRR-së, mori pjesë në hapjen solemne të Garës Shtetërore të XXX në Ndihmën e Parë, që u mbajt më 21 shtator 2024 në parkun “Gjorçe Petrov” në Shkup.
Në hapjen solemne morën pjesë z. Lulzim Aliu, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, z. Aleksandar Stojkoski, kryetar i Komunës së Gjorçe Petrovit, z. Romel Velev, kryetar i KKRMV-së dhe z. Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i KKRMV-së.
Pas hapjes solemne, delegacionet e pranishme i vizituan pikat ku u zhvillua pjesa garuese.
Mesazhi i përcjellë gjatë Garës Shtetërore të XXX në Ndihmën e Parë ishte nevoja për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ndihmës së parë, ofrimin e trajnimeve dhe shërbimeve për target-grupet e ndryshme me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit të përgjithshëm të njerëzve.