Në periudhën nga 16 deri më 22 shtator, KRSKRR-ja e shënon Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, fushatë që inkurajon ndryshimin në shprehitë e përditshme të lëvizshmërisë dhe zgjedhjen e mënyrave më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më ekologjike të transportit.
Qytetet sot përballen me një numër gjithnjë në rritje të automjeteve në rrugë, duke rezultuar me rrëmujë në komunikacion, ajër të ndotur, zhurmë dhe cilësi të zvogëluar të jetës. Prandaj, Java Evropiane e Lëvizshmërisë na kujton se çdo udhëtim nuk duhet të fillojë me automjet.
Të ecurit, çiklizmi dhe përdorimi i transportit publik nuk janë vetëm alternativa – ato janë investim në një mjedis më të pastër jetësor, qytetarë më të shëndetshëm dhe rrugë më të sigurta.
Çdo ditë, kur e lëmë automjetin në shtëpi dhe do të zgjedhim të ecim, të vozisim biçikletë, të përdorim transportin publik ose transportin tjetër alternativ, kontribuojmë në zvogëlimin e ndotjes, lirimin e hapësirës urbane dhe krijimin e qyteteve më humane.
Por, lëvizshmëria e qëndrueshme është edhe çështje e sigurisë. Rrugët duhet të jenë vende ku fëmijët mund të shkojnë në shkollë të sigurt, ku të moshuarit mund të lëvizin pa frikë, ndërsa çiklistët dhe këmbësorët do të jenë pjesëmarrës të barabartë dhe të respektuar në komunikacion.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje qytetarëve gjatë Javës Evropiane të Lëvizshmërisë që të ndërmarrin një hap të vogël, por të rëndësishëm drejt shprehive të qëndrueshme të lëvizshmërisë.
Lëreni automjetin kur është e mundur.
✅ Ecni në këmbë deri në destinacionin e afërt. ✅ Zgjidhni biçikletën. ✅ Përdoreni transportin publik. ✅ Ndani transportin me njerëzit e tjerë.
Ndryshimet e vogla në sjelljen e përditshme sjellin përfitime të mëdha për të gjithë – ajër më të pastër, qytete më të rregulluara, më pak rrëmujë dhe siguri më të madhe në komunikacion.
Le të krijojmë qytete në të cilat prioritet do të jenë njerëzit, jo automjetet.
#ÇdoJetëËshtëERëndësishme
KRSKRR – Lëvizshmëri për të gjithë. Siguri për secilin.
#JavaEvropianeELëvizshmërisë #LëvizshmëriPërTëGjithë #ÇdoJetëËshtëERëndësishme #KRSKRR #LëvizshmëriaEQëndrueshme #SiguriaNëKomunikacion #KëmbësorëMëShumë #VozitBiçikletë #PërdorTransportinPublik #MëPakAutomjeteMëShumëJetë