Me numrin në rritje të shfrytëzuesve të biçikletave dhe trotinetëve elektrikë si mjete transporti, nevoja për ndërgjegjësim dhe kujdes më të madh në komunikacion është gjithnjë e më e dukshme. Përdorimi i këtyre mjeteve të transportit në komunikacion, veçanërisht në mjediset urbane, sjell shumë përfitime, hap shumë alternativa për tejkalimin e problemit me rrëmujën në komunikacion, mbingarkesën dhe zhurmën në komunikacion, mungesën e vazhdueshme të vendeve të parkimit, ndotjen, etj., por gjithashtu sjell edhe kërcënime për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.
Për këto arsye, dhe me qëllim të avancimit të sigurisë në komunikacion dhe për t’u përkujtuar njerëzve rregullat që e rregullojnë komunikacionin për këto kategori të pjesëmarrësve në komunikacion, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor fillon t’i realizojë fushatat parandaluese për të rritur sigurinë e çiklistëve dhe shoferëve të trotinetëve elektrikë, “Në mënyrë të sigurt në biçikletë” dhe “Në mënyrë të sigurt në trotinet elektrik”.
Qëllimi i fushatave është t’i përkujtojë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion me rëndësinë e respektimit të rregullave dhe tolerancën e ndërsjellë, duke mbuluar rreziqet më të zakonshme me të cilat përballen çiklistët dhe shoferët e trotinetëve elektrikë, do të ofrohen këshilla konkrete për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, ndërsa qëllimi përfundimtar do të jetë të inkurajojë kulturë të përgjegjësisë së përbashkët midis të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Përmes videove edukative, aktiviteteve në terren dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, vetëqeverisjet lokale, shkollat dhe organizatat civile, fushata do të kontribuojë për informim dhe mbrojtje më të mirë të këtyre grupeve të cenueshme të pjesëmarrësve në komunikacion.
Këshilli Republikan përkujton se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe u bën thirrje shoferëve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe t’u japin hapësirë të mjaftueshme çiklistëve dhe shfrytëzuesve të trotinetëve elektrikë, dhe atyre – të përdorin gjithmonë pajisje mbrojtëse, mos të lëvizin në sipërfaqet që nuk janë të dedikuara për atë lloj komunikacioni dhe t’i respektojnë të gjitha rregullat e komunikacionit.
Me angazhim të përbashkët, ndërtojmë kulturë komunikacioni më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për të gjithë.
#VOZITMEPËRGJEGJËSI – Çdo jetë është e rëndësishme!