Çdo udhëtim fillon me një vendim të thjeshtë…
për t’u ulur pas timonit.
Mendojmë se kemi gjithçka në kontroll.
Dhe se asgjë nuk mund të shkojë keq.
Por, ndonjëherë… mjafton vetëm një moment për të humbur vëmendjen.
Gjatë shpejtësisë prej 80 kilometra në orë…
vetëm një sekondë pakujdesie
do të thotë më shumë se 20 metra të kaluara duke vozitur “i verbër”.
A ia vlen?
Mbaje shikimin në rrugë.
Jeta jote – dhe jeta e të tjerëve – varen prej saj.
Jeta është shumë e çmuar për ta humbur për shkak të një momenti të vogël të pakujdesisë, vozit me kujdes dhe mos përdor telefon celular – mos harro, “Çdo jetë është e rëndësishme.”
Fushatë e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor #KRSKRR dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme #MPB për të rritur ndërgjegjësimin rreth rreziqeve nga përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve elektronike gjatë vozitjes së automjetit.