Për shkak të festave të Pashkëve dhe fundjavës së zgjatur, pritet intensiteti i shtuar në komunikacion, veçanërisht drejt vendeve turistike, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë vëmendje dhe përgjegjësi të shtuar në rrugë.
Me mesazhin “Çdo jetë është e rëndësishme”, KRSKRR-ja kujton se respektimi i rregullave të komunikacionit është miku më i mirë i sigurisë në komunikacion.
Siguria nuk është individuale, por përgjegjësi e përbashkët – çdo vendim i drejtë do të thotë një jetë njerëzore e shpëtuar.
Thirrja për pjesëmarrësit në komunikacion është e qartë:
– Respektoni rregullat, kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalizimin e komunikacionit
– Mos vozitni automjet në ndikimin e alkoolit – alkooli dhe timoni nuk shkojnë kurrë së bashku
– Jini të duruar, tregoni kulturë dhe etikë në komunikacion
– Të gjithë pasagjerët në automjet detyrimisht duhet të mbajnë rripin e sigurimit
– Mos përdorni telefon celular gjatë pjesëmarrjes në komunikacion
Çdo pjesëmarrës në komunikacion ka të drejtë për lëvizje të sigurt, por edhe detyrim për të kontribuar në të.
Le t’i kalojmë festat në mënyrë të sigurt, me vëmendje dhe respekt për të gjithë në komunikacion me një mendim të përbashkët – “Çdo jetë është e rëndësishme”.
KRSKRR-ja Ju uron festa të lumtura dhe të sigurta të Pashkëve.