Në ambientet e Fakultetit të Sigurisë – Shkup, u mbajt debati publik “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësia e të gjithë neve”, me rastin e Javës së Këmbësorëve, të organizuar nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë.
Në debat morën pjesë ekspertë në fushën e komunikacionit dhe përfaqësues të institucioneve kompetente, ndërsa fjalim mbajtën kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, si dhe dekani i Fakultetit të Sigurisë – Shkup, profesor dr. Jonçe Ivanovski.
“Përgjegjësia personale, vetëdija dhe ndërgjegjja, kultura dhe toleranca e komunikacionit dhe respektimi i vazhdueshëm i rregullave të komunikacionit nga çdo pjesëmarrës në komunikacion është e vetmja mënyrë për të reduktuar numrin e personave të vdekur dhe të lënduar në aksidente të komunikacionit. Përndryshe, për fat të keq, herët a vonë, do t’i ndiejmë drejtpërdrejt ose tërthorazi pasojat e pjesëmarrjes së papërgjegjshme në komunikacion. Siguria e këmbësorëve është përgjegjësi e përbashkët. Në fund, është e rëndësishme të theksohet se siguria e këmbësorëve nuk është problem vetëm për institucionet, por për të gjithë ne si qytetarë.” – tha kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski.
Në debat u prezantuan masat për avancimin e sigurisë së këmbësorëve në komunikacion, nga aspekte të ndryshme – arsimimi, përmirësimi i infrastrukturës së komunikacionit, forcimi i kontrolleve nga institucionet kompetente dhe ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia e qytetarëve si pjesëmarrës në komunikacion.











