Sot në hapësirat e Fakultetit të Sigurisë – Shkup, me ftesë të dekanit dr. Jonçe Ivanovski, kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski dhe përfaqësuesit e Këshillit morën pjesë në ceremoninë për promovimin solemn të studentëve të diplomuar të Fakultetit të Sigurisë – Shkup.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup, kanë bashkëpunim të gjatë dhe realizojnë më shumë fushata dhe aktivitete parandaluese-edukative për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor për të gjitha kategoritë e pjesëmarrësve në komunikacion.