Sot në Shkup, me ftesë të Fakultetit të Sigurisë – Shkup, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), mr. Goran Angellovski, ishte pjesë e Konferencës së 16-të Shkencore Ndërkombëtare – “Korrupsioni sistematik – kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasjet strategjike të sigurisë për zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara” të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup.
Në Konferencë, në të cilën morën pjesë ekspertë të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë, profesorë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave, ishin të pranishëm edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë – Shkup, Jonçe Ivanovski, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ngjarja është një mundësi për të shkëmbyer përvoja, ide dhe praktika të mira për avancimin e sigurisë dhe parandalimit, me theks në rëndësinë e veprimit të përbashkët midis institucioneve.
Prania e KRSKRR-së në Konferencë është konfirmim i angazhimit të vazhdueshëm dhe rolit aktiv të Këshillit në krijimin dhe mbështetjen e politikave për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Bashkëpunimi midis Fakultetit të Sigurisë dhe KRSKRR-së vazhdon të shënojë suksese dhe rezultate konkrete përmes fushatave të shumta të zbatuara nga KRSKRR-ja që synojnë avancimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.