Sot, në kuadër të fushatës së KRSKRR-së “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, KRSKRR-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Departamentin e Parandalimit në SPB Shkup dhe shoqërinë me përgjegjësi shoqërore “Interturs” SHPKNJP Shkup – organizoi vizitë për nxënësit e Shkollës Fillore “Joakim Kërçovski” në Vollkovë në KRSKRR.
Qëllimi i vizitës ishte të njiheshin nga afër me punën e Këshillit dhe të shihnin se si duket një ditë pune kushtuar përmirësimit të sigurisë në komunikacion. Në kuadër të ambienteve të KRSKRR-së ishte mbajtur ligjërata edukative kushtuar sigurisë në komunikacion si pjesë e përpjekjeve “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”. Qëllimi kryesor është të inkurajohen pjesëmarrësit më të rinj në komunikacion të sillen me përgjegjësi dhe sigurt dhe të njihen me rregullat e komunikacionit përmes edukimit dhe ndërveprimit.
Përmes prezantimit interaktiv, bisedës, kuizit dhe këshillave praktike, fëmijët patën mundësinë të mësonin se si të lëvizin në mënyrë të sigurt në komunikacion, si dhe cilat janë rolet e institucioneve në mbrojtjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Kjo vizitë është një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit tek të rinjtë për rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegjshme në komunikacion dhe e konfirmon angazhimin e KRSKRR-së dhe partnerëve në fushatat për përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.










