Gjatë ditës së djeshme (12 qershor), në kuadër të fushatave gjithëpërfshirëse për avancimin e kulturës së komunikacionit – “Të gjithë jemi këmbësorë”, “Në mënyrë të sigurt në motoçikletë” dhe “Kthehu në mënyrë të sigurt me biçikletë dhe e-trotinet”, u mbajt aktiviteti edukativo-parandalues në bulevardin “Partizanski Odredi” në qendër të Shkupit.
Ngjarja u organizua nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), nëpunësit policorë të SPB Shkup – Departamenti i Parandalimit i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe anëtarët e Moto-Klubit “Vepar” nga Shkupi.
Qëllimi kryesor i ngjarjes ishte të rrit ndërgjegjësimin për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion, veçanërisht tek kategoritë e pjesëmarrësve që janë më shpesh të ekspozuar ndaj rreziqeve – këmbësorët, motoçiklistët, çiklistët dhe shfrytëzuesit e e-trotinetëve.
Kalimtarët patën mundësinë të njiheshin nga afër me motoçikletat e anëtarëve të Moto-Klubit “Vepar”, të bisedonin me motoçiklistët me përvojë dhe nëpunësit policorë rreth rregullave të komunikacionit, si dhe të merrnin materiale edukative me këshilla praktike për lëvizjen e sigurt në trotuaret, shtigjet e biçikletave dhe rrugët. Përveç kësaj, qytetarët morën fletushka, bluza dhe kapele me mesazhe tematike edukative, të cilat duhet t’u kujtojnë rëndësinë e sjelljes së kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion.
Përfaqësuesit e pranishëm të KRSKRR-së dhe MPB-së u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, pavarësisht nëse janë pas timonit, në motoçikletë, biçikletë, trotinet apo në këmbë – se siguria varet nga secili individ. Në të njëjtën kohë, u kujtuam atyre rëndësinë e respektimit të rregullave, veshjes së pajisjeve mbrojtëse dhe sjelljes së përgjegjshme në komunikacion, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Aktiviteti edukativo-parandalues hasi në reagime dhe pritje pozitive nga qytetarët, të cilët shfaqën interes të madh për mesazhet që u përcollën. Aktivitete të tilla, si pjesë e përpjekjeve të KRSKRR-së për të avancuar sigurinë në komunikacion, do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, me qëllim të krijimit të mjedisit më të sigurt dhe më kulturor të komunikacionit për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.




















