Me rastin e mbajtjes së Garës së XXXI Shtetërore të Ndihmës së Parë, e cila u mbajt më 19 tetor 2025, e organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me ftesë të organizatorit, mori pjesë përmes përfaqësuesve të tij dhe ishte mysafir nderi në këtë ngjarje të rëndësishme.
Gara, e cila ka traditë të thellë dhe rol të rëndësishëm edukativ dhe shoqëror, është një mundësi e rëndësishme për pjesëmarrësit e rinj dhe të rritur për t’i demonstruar njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e ndihmës së parë, të cilat janë me rëndësi të paçmuar në jetën e përditshme dhe veçanërisht në komunikacion.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor e thekson mbështetjen e tij për aktivitetet e tilla që e forcojnë kulturën e humanizmit, përgjegjësisë dhe sigurisë, dhe që shërbejnë për qëllimin e parandalimit dhe ruajtjes së jetëve njerëzore.

Këshilli do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me Kryqin e Kuq dhe institucionet dhe organizatat e tjera në drejtim të promovimit të sigurisë në komunikacion dhe zhvillimit të vetëdijes për rëndësinë e ndihmës së parë si pjesë përbërëse e kulturës së sigurisë në shoqëri.
