Në periudhën nga 23 deri më 26 prill 2025, në Vërnjaçka Banjë, Republika e Serbisë, u mbajt Konferenca e 20-të Ndërkombëtare me temë: “Siguria në komunikacion në komunitetin lokal”. Konferenca u organizua nga Fakulteti i Komunikacionit – Beograd dhe në të morën pjesë një numër i madh profesorësh dhe ekspertësh të tjerë të shquar në fushën e sigurisë në komunikacion. Përveç kësaj, në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurisë në Komunikacion të Republikës së Serbisë, përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurisë në Komunikacion të Republikës Sërpska, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, e të tjerë.
Në konferencë, fjalim kishte edhe kryetari i KRSKRR-së, mr. Goran Angellovski, i cili i përshëndeti organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës së 20-të Ndërkombëtare, duke i theksuar përvojat nga konferencat e deritanishme, si dhe përvojat nga bashkëpunimi i deritanishëm me Agjencinë e Sigurisë në Komunikacion të Republikës së Serbisë dhe Fakultetin e Komunikacionit në Beograd, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh midis të gjitha subjekteve kompetente në vendet e rajonit, me qëllim komunikacion më të sigurt dhe më pak viktima në rrugë.
Qëllimi i konferencës ishte avancimi i sigurisë në komunikacionin rrugor përmes realizimit të politikave dhe masave në nivel qendror dhe lokal.
Kryetari dhe përfaqësuesit e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor morën pjesë aktive në konferencë me punimet e tyre shkencore.
Në kuadër të konferencës, u mbajtën një numër i madh ligjëratash profesionale, prezantimesh, takimesh në grupe pune, panel-diskutimesh mbi avancimin e sigurisë në komunikacion, etj.
Të gjitha aktivitetet e realizuara kishin për qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave të mira për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.



