“Për t’i parandaluar sjelljet negative të pjesëmarrësve në komunikacion, është e domosdoshme pjesëmarrja e koordinuar e më shumë institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR). Për vendin dhe rolin e KRSKRR-së, veçanërisht në fushën e parandalimit, biseduam me kryetarin e tij, Goran Angellovski, magjistër i shkencave të sigurisë, i cili e kaloi të gjithë karrierën e tij 30-vjeçare në MPB, duke punuar në Sektorin e Komunikacionit.”
Intervista e kryetarit, mr. Goran Angellovski, për gazetën ditore Nova Makedonija: “Qëllimi primar i #KRSKRR-së është edukimi dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve në komunikacion, ndërsa dënimet janë të dedikuara në thelb për ata tek të cilët nuk mund të ndikojmë ndryshe që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit…”
Lexoni intervistën e plotë në versionin e shtypur dhe në faqen e internetit të Nova Makedonija 🌐