Ниски температури, снег и голомразица – возете внимателно – Temperatura të ulëta, borë dhe acar – ngisni me kujdes
Ditët e fundit në vend ka një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të motit dhe kështu edhe përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të rrugës. Kjo është arsyeja pse Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për ngasje të sigurt të automjtetit në rrugë gjatë kushteve të dimrit dhe temperaturave të ulëta.
KRSKRR-ja në veçanti përkujton se:
• Obligimi për të pasur pajisje dimërore në automjete ka filluar më 15 nëntor të vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti. Ata shoferë që nuk kanë siguruar akoma pajisje dimërore (zinxhirë dëbore ose goma dimri), duhet ta bëjnë këtë menjëherë, sepse përveç sanksioneve të parashikuara me LSKRR-në dhe mundësia që nëpunësi i policisë t’i heq nga komunikacioni, duke mos siguruar pajisje dimërore e rrezikojnë sigurinë e tyre, por edhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
• Uleni shpejtësinë. Në kushtet e temperaturave të ulëta dhe rreshjeve të borës, pritet shfaqja e acarit në rrugë, rrugëve të lagura dhe të rrëshqitshme, veçanërisht nëse udhëtoni në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të mbrëmjes. Kështu që të jini të kujdesshëm, përshtateni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe mos harroni se gjëja më e rëndësishme është të mbërrini të gjallë, të shëndetshëm dhe të sigurt në destinacionin e dëshiruar.
• Mbani distancë të sigurt. Kushtet e këqija të motit dhe kushtet e papërshtatshme të rrugës ndikojnë në distancën e frenimit të automjetit. Prandaj, mbani distancë të sigurt dhe kushtojini vëmendje sjelljes së pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
• Jini të parashikueshëm. Për rrjedhën e sigurt në komunikacion gjatë borës, rrugëve të lagura dhe të ngrira, është veçanërisht e rëndësishme që veprimet tuaja në komunikacion të jenë të njoftuara, të pritshme dhe të parashikueshme. Në përputhje me të, përdorni sinjale vezulluese rregullisht dhe shmanguni veprimeve të shpejta, të tilla si kthimi i shpejtë, ndalimi i shpejtë, ngadalësimi ose përshpejtimi i automjetit.
• Kini kujdes për rrëshqitjet e dheut në rrugë. Rrëshqitjet e tokës, lymet e tokës, rëra, gurët në rrugë, etj., në këtë periudhë të vitit është dukuri karakteristike që mund të jetë shumë e rrezikshme për komunikacionin. Prandaj, ngisni me kujdes dhe uleni shpejtësinë, veçanërisht nëse jeni duke vozitur në zonat malore ose në zonat e tjera të panjohura ku nuk dini mjaft për karakteristikat e rrugës dhe mjedisin rrugor.
• Kryeni kontroll teknik të automjetit. Në kushtet dimërore të rrugës, është veçanërisht e rëndësishme të ngisni automjetin të rregulluar teknikisht. Përvojat tregojnë se në borë, temperatura të ulëta dhe rrugë të lagura dhe të rrëshqitshme, të gjitha parregullsitë e automjetit dalin në sipërfaqe. Për sigurinë tuaj, për arritjen e sigurt dhe të qetë në destinacionin e dëshiruar, bëni kontroll të rregullt dimëror të automjetit, me theks të veçantë në kontrollin e sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit, gomave, elektronikës, etj.
KRSKRR-ja edhe një herë përkujton se siguria në komunikacion varet nga të gjithë ne individualisht. Nëse të gjithë jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion, nëse të gjithë i respektojmë rregullat e komunikacionit, numri i fatkeqësive të komunikacionit dhe numri i personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësitë e komunikacionit do të zvogëlohen ndjeshëm.
#PREJTEJEVARET! #BËHUSHOFERIPËRGJEGJSHËM!