Në muajt mars dhe prill të vitit 2024, Këshilli Republikan për Siguri në
Komunikacionin Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe
Fakultetin e Sigurisë – Shkup, realizoi fushatën me moton “Parkoni me ndërgjegje
dhe me përgjegjësi”.
Fushata po realizohet me qëllim të avancimit të situatës së parkimit dhe rritjes
së sigurisë në komunikacion. Fushata u realizua në Shkup, Manastir, Ohër, Koçani,
Berovë, Kriva Pallankë, Tetovë, etj. Shoferëve i ishte ndarë materiali edukativo-
parandalues dhe ishin përkujtuar mbi rregullat e komunikacionit që kanë të bëjnë
kryesisht me ndalimin dhe parkimin e automjetit, si dhe rolin e tyre në ruajtjen e
sigurisë së fëmijëve, këmbësorëve, çiklistëve, personave me aftësi të kufizuara dhe
pjesëmarrësve të tjerë në komunikacionin rrugor.
Aktivitetet nga fushata do të vazhdojnë të realizohen edhe në periudhën e
ardhshme.