Gjatë periudhës së verës, për shkak të intensitetit të shtuar të komunikacionit gjatë sezonit turistik dhe kohës së pushimeve vjetore – gjatë temperaturave të larta ditore, krijohen kushtet për përkeqësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, veçanërisht kur nuk respektohen rregullat e komunikacionit. Të dhënat tregojnë se pikërisht në muajt e verës, numri i personave të vdekur dhe të lënduar në aksidentet e komunikacionit rritet krahasuar me periudhën tjetër të vitit. Në vitet e kaluara, të dhënat statistikore tregojnë se gjatë periudhës së verës, rreth 15 persona në muaj e humbën jetën në aksidentet e komunikacionit në rrugët në të gjithë vendin.
Situata tregon nevojën për të organizuar aktivitete parandaluese dhe edukative, me qëllim të rritjes së disiplinës dhe ndërgjegjësimit të komunikacionit tek pjesëmarrësit në komunikacion. Prandaj, edhe këtë vit, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fakultetin e Sigurisë – Shkup dhe partnerët dhe mbështetësit e tjerë (Kryqi i Kuq, LAMM, OKTA dhe Radio e Maqedonisë) do të realizojë “Fushatën Verore 2025”, me moton “Në mënyrë të sigurt në verë – #VozitIÇlodhur”.
Fushata fillon me aktivitete në terren në V.K. Bogorodicë, ku fillimi i fushatës ishte shënuar së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Fushata do të jetë me karakter rajonal, përmes aktiviteteve të përbashkëta me institucionet kompetente që janë të ngarkuara për sigurinë në komunikacionin rrugor të Republikës së Serbisë.
Qëllimet e Fushatës
Fushata ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin publik për sigurinë në komunikacion përmes:
• Respektimit të rregullave të komunikacionit
• Edukimit të shoferëve për pasojat e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit
• Theksimit të pasojave nga vozitja e automjetit nën ndikimin e lodhjes, alkoolit dhe mosrespektimit të shpejtësisë së përcaktuar
• Inkurajimit të kontrolleve të rregullta të gjendjes teknike të automjeteve
• Promovimit të kulturës dhe etikës në komunikacion përmes sjelljes tolerante dhe të përgjegjshme gjatë vozitjes së automjetit
Në aktivitetet do të përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme, Fakulteti i Sigurisë – Shkup, Këshillat Komunalë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Kryqi i Kuq, OKTA, Radio e Maqedonisë, LAMM, autoshkollat, qendrat e provimeve, stacionet e kontrollit teknik dhe institucionet e organizatat e tjera. Ndërsa, bartësi kryesor i fushatës është KRSKRR-ja.
Mesazhet dhe rekomandimet kryesore për shoferët
Lodhja dhe përqendrimi i zvogëluar janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion në verë.
👉 Nisuni në rrugë të pushuar.
👉 Bëni pauzë çdo dy orë, të paktën nga 15 minuta.
👉 Shmangni vozitjen e automjetit natën dhe në temperatura të larta gjatë ditës.
👉 Rrëmuja nuk duhet të jenë arsye për sjellje agresive pas timonit.
👉 Vozitja agresive, tejkalimi jo në rregull dhe mosdurimi janë recetë për aksidentet në komunikacion.
👉 Vozitni me qetësi dhe me respekt për të tjerët – kultura e komunikacionit shpëton jetë.
Fëmijët janë përgjegjësia juaj.
👉 Gjithmonë i lidhni ata në ndenjësen e përshtatshme të fëmijëve, madje edhe në relacione të shkurtra.
👉 Shembulli juaj do të bëhet shprehia e tyre.
Mos e nënvlerësoni lodhjen – është më e fortë se ju.
👉 Ndaloni, konsumoni ujë dhe pije joalkoolike, pushoni.
👉 Vozitja e sigurt nuk është zgjidhje, është parakusht për të arritur në destinacionin e dëshiruar në mënyrë të sigurt.
Vera nuk përjashton sigurinë!
👉 Mos e përjashtoni sigurinë dhe mos lejoni që udhëtimi të shndërrohet në tragjedinë e dikujt.
👉 Siguria është detyrim i përditshëm – në çdo periudhë të vitit.
Planifikoni paraprakisht.
👉 Planifikoni udhëtimin tuaj sipas momentit kur jeni më të pushuar, jo sipas rrëmujës në komunikacion.
👉 Përgatiteni automjetin tuaj dhe ndiqni rekomandimet e institucioneve shëndetësore kompetente, si dhe kushtet e motit.
Ji përgjegjës – dikush të pret në shtëpi.
👉 Pjesëmarrja e disiplinuar dhe e përgjegjshme në komunikacion është garancia më e mirë për kthim të sigurt në shtëpi.
👉 Vera është koha për pushim, por edhe koha për vëmendje të shtuar në komunikacion.
“Vozit i çlodhur” – nuk është vetëm slogan, por edhe thirrje për përgjegjësi!








