Në kuadër të fushatës verore të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) “Në mënyrë të sigurt në verë – #VozitIÇlodhur”, sot në Vendkalimin Kufitar Mexhitlia – Manastir, u mbajt aktiviteti parandalues dhe edukues për të rritur ndërgjegjësimin e shoferëve për rëndësinë e lodhjes gjatë vozitjes së automjetit në periudhën e verës.
Aktiviteti ishte organizuar nga KRSKRR-ja dhe Departamenti i Parandalimit pranë SPB Manastir në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor Manastir, ndërsa ishte mbështetur nga kompania OKTA dhe Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) dhe sponsori mediatik – Radioja e Maqedonisë. Në vendkalimin kufitar, shoferëve dhe pasagjerëve iu dhanë materiale parandaluese dhe edukuese (ujë, kapela, bluza dhe aromatizues të automjeteve) me rekomandime të dobishme për udhëtim të sigurt, me qëllim të inkurajimit të shoferëve që në udhëtime të gjata të bëjnë pauza nga 15 minuta në çdo dy orë vozitje, të vozisin pasi të kenë pushuar, duke i respektuar rregullat e komunikacionit, sepse lodhja është një nga shkaqet më të zakonshme të aksidenteve në komunikacion me pasoja të rënda në periudhën e verës.
Në periudhën e ardhshme, KRSKRR-ja do të vazhdojë me aktivitete të intensifikuara parandaluese dhe edukuese me qëllim të përmirësimit të situatës me sigurinë në komunikacionin rrugor.










