PËR KRSKRR – KRSKRR – K.R. për Siguri në Komunikacionin Rrugor
section-63beb9c

KRSKRR: Për ne

Për shkak të avancimit të sigurisë në komunikacionin rrugor, si punë me interes më të gjerë shoqëror në Republikën e Maqedonisë funksionon Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor është trup këshillëdhënës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e Vëriut. Kryetari dhe anëtarët e KRSKRR-së emërohen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e Vëriu me mandat prej katër vjetësh. Këshilli u themelua në vitin 1962 si trup i veçantë profesional në Sekretariatin Shtetëror të Punëve të Brendshme në atë kohë. Gjatë veprimtarisë së tij afatgjatë, KRSKRR-ja rritet në një nga trupat kryesorë në vend i cili, përveç detyrave themelore për avancimin dhe zhvillimin e arsimit mbi komunikacionin, edukimit, kulturës dhe etikës së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, e kryen edhe funksionin e njërit nga iniciatorët kryesorë për zbatimin e masave për përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe koordinator në veprimin e disa subjekteve kompetente në zbatimin e masave dhe aktiviteteve për përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

//rsbsp.org.mk/wp-content/uploads/2024/05/rsbsp-sideimg-1.jpg
section-2261b58

KRSKRR
Qëllimet dhe misioni

Me modifikime të parëndësishme, detyrat e KRSKRR-së vazhdimisht për vite me radhë janë në thelb të njëjtat, si në vijim::

• Avancimi i çështjeve në lidhje me sigurinë në komunikacionin rrugor;

• Avancimi i edukimit dhe arsimit mbi komunikacionin të pjesëmarrësve në komunikacion dhe zhvillimi i punës arsimore mbi komunikacionin të institucioneve parashkollore dhe shkollave;

• Realizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në veprimet parandaluese të organeve shtetërore, institucioneve, personave juridikë dhe subjekteve të tjera për çështjet që lidhen me fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor;

• Organizimi dhe pjesëmarrja në aksionet dhe manifestimet edukative mbi komunikacionin në fushën e parandalimit të komunikacionit;

• Inkurajimi, zhvillimi dhe asistimi i punës kërkimore shkencore në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor;

• Përgatitja dhe botimi i publikimeve edukative mbi komunikacionin, filmave, spoteve dhe të ngjashme;

• Organizimi i tubimeve shkencore dhe profesionale për çështjet në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor;

• Bashkëpunimi me mjetet e informimit publik, me qëllim të informimit në kohë, të plotë dhe objektiv të publikut për masat mbi avancimin e parandalimit të komunikacionit dhe sigurisë në komunikacionin rrugor.

Në bazë të detyrës së marrë nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e Vëriut për të avancuar sigurinë në komunikacionin rrugor, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në bashkëpunim me disa organe, organizata dhe institucione i përgatiti ato, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e Vëriut e miratoi Strategjinë e Parë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë e Vëriut për Avancimin e Sigurisë në Komunikacionin Rrugor 2009-2014 dhe Strategjinë e Dytë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë e Vëriut për Avancimin e Sigurisë në Komunikacionin Rrugor 2015 - 2020. Kështu, KRSKRR-ja e konfirmoi rolin e koordinatorit të të gjitha aktiviteteve dhe institucioneve kompetente për të avancuar sigurinë në komunikacionin rrugor.

Puna dhe aktiviteti i KRSKRR-së janë të njohura jo vetëm në Republikën e Maqedonisë e Vëriut, por edhe më gjerë në kuadër ndërkombëtare. KRSKRR-ja është anëtare e plotë e Këshillit Evropian për Sigurinë në Komunikacion (ECTS) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacion (PRI - La Prevention Routiere Internationale) ku në vitin 2014 Republika e Maqedonisë e Vëriut dhe KRSKRR-ja ishin organizatorë të Konferencës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacionin Rrugor me temë: "Roli i vetëqeverisjes lokale në përmirësimin e sigurisë në rrugët lokale dhe rajonale".

Me qëllim t’u përgjigjet detyrave të përcaktuara me ligj dhe qëllimeve të vendosura nga Strategjia Kombëtare, KRSKRR-ja vazhdimisht punon në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së të gjitha subjekteve kompetente në vend, por në të njëjtën kohë KRSKRR-ja vepron në drejtim të ndërgjegjësimit tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe kështu e thekson përgjegjësinë personale të secilit individ i cili në çfarëdo mënyre merr pjesë në komunikacion si përgjegjësia primare për sigurinë e përgjithshme në komunikacionin rrugor.

Në punën e tij, KRSKRR-ja është veçanërisht e përkushtuar për të përmirësuar sigurinë e grupeve më vunerabile të pjesëmarrësve në komunikacion - këmbësorëve, çiklistëve, motoçiklistëve dhe shoferëve të rinj, prandaj realizon fushata të shumta. Përpjekjet e KRSKRR-së janë të rëndësishme në mënyrë që të përmirësohet edukimi mbi komunikacionin për fëmijët në komunikacion duke organizuar manifestime edukative mbi komunikacionin të tilla si "Semafori i fëmijëve", "Kultura teknike e komunikacionit të të rinjve" "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" dhe të tjera.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor si trup kompetent për avancimin e veprimit parandalues të komunikacionit e avancon dhe e përmirëson vazhdimisht punën e tij, i ndjek dhe i analizon vazhdimisht gjendjet në sigurinë në komunikacionin rrugor dhe në bazë të kësaj e promovon zbatimin e qasjes sektoriale dhe multidisiplinare në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me sigurinë në komunikacionin rrugor.

section-203575c
section-203575c

60 VJET KRSKRR
Mision i suksesshëm për komunikacion më të sigurt!

KRSKRR-ja është anëtare e plotë e Këshillit Evropian për Sigurinë në Komunikacion (ECTS) dhe Organizatës Ndërkombëtare për Siguri në Komunikacion (PRI - La Prevention Routiere Internationale).

Kontributi në sigurinë e komunikacionit rrugor

Projektet, Fushatat dhe Aktivitetet

Pjesëmarrje e përgjegjshme në komunikimin rrugor

Veprim parandalues ​​dhe përmirësim i vazhdueshëm në funksionimin e tij.

Program vjetor i punës

Organizimi i eventeve edukative si “Semafori për fëmijë” dhe “Kultura teknike e komunikacionit të të rinjve”, “Të mbrojmë fëmijët në trafik” etj...

Publikimet dhe Manualët

Përgatitja dhe prezantimi i materialeve edukative, filmave, videove etj me temën e komunikacionin të sigurt.

KRSKRR © | Politika e privatësisë
Developed by RCRTS