РСБСП со апел: Летото е период кога се зголемува бројот на загинати и повредени лица во сообраќајни незгоди. Бидете внимателни, концентрирани и возете одговорно! – KRSKRR-ja me thirrje: Vera është periudha kur rritet numri i personave të vdekur dhe të lënduar në fatkeqësi komunikacioni. Jini të vëmendshëm, të përqendruar dhe ngisni me përgjegjësi!
Si pasojë e pjesëmarrjes së papërgjegjshme në komunikacion, vitin e kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 132 persona humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni dhe 5164 persona u lënduan. Gjysma e fatkeqësive të komunikacionit me persona të vdekur në vitin e kaluar ndodhën në periudhën prej majit deri në shtator. Duke e pasur parasysh këtë situatë, KRSKRR-ja me porosi, këshilla dhe thirrje për verë të sigurt dhe për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion.
“Këtë verë siguria le të jetë në rend të parë!” “Ngas me përgjegjësi, është dikush që të do dhe të pret që të kthehesh në shtëpi i sigurt!” “Ngasja e shpejt të nxit të gabosh të cilat shpesh përfundojnë në mënyrë fatale!” – “Ngasja e sigurt nuk është e drejtë e zgjedhjes, ngasja e sigurt është mënyrë që të mbijetosh!” – janë vetëm disa nga mesazhet që KRSKRR-ja u dërgon pjesëmarrësve në komunikacion.
Ngasja e shpejtë, ngasja nën ndikimin e alkoolit, lodhja, shpërqendrimi, mosrespektimi i sinjalizimit të komunikacionit janë arsyet kryesore për shkaktimin e fatkeqësive të komunikacionit në verë. Arsyeja më e zakonshme me pasojat më të rënda për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve në komunikacion është shpejtësia. Të udhëhequr nga kjo, KRSKRR-ja edhe një herë u kujton shoferëve për detyrimet dhe dispozitat më të rëndësishme të LSKRR-së që kanë të bëjnë me ngasjen e shpejtë, dhe të cilat gjithmonë duhet të respektohen si shoferë dhe persona të kujdesshëm, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm:
• Shoferi është i detyruar ta përshtasë shpejtësinë sipas kushteve në të cilat zhvillohet komunikacioni dhe sipas gjendjes së rrugës.
• Shpejtësia është e kufizuar në përputhje me kushtet e rrugës dhe është e shënuar me një shenjë të përshtatshme të komunikacionit.
• Ngasja e shpejtë e rrezikon sigurinë në komunikacion dhe sanksionohet me gjobë deri në 400 euro në kundërvlerë me denarë, në varësi të peshës së kundërvajtjes së kryer, përkatësisht madhësisë së shpejtësisë.
• Shpejtësia është kërcënimi i heqjes së përkohshme të patentë shoferit deri në 12 muaj.
Ngasja e shpejtë ju bën nervoz dhe agresiv. Shoferët agresivë dhe të shpejtë nuk kanë mundësinë ta shijojnë ngasjen dhe të përballen me një numër të madh situatash stresuese gjatë ngasjes.
• Ngasja e shpejtë do të thotë më shumë konsum i karburantit dhe neglizhencë e automjetit.
Respektoji rregullat në komunikacion, veçanërisht rregullat e kufizimit të shpejtësisë, sepse jeta nuk jep shans të dytë.
ZVOGËLOJENI SHPEJTËSINË, TI JE PERGJEGJËS!