Стави појас“ – Кампања на МВР и РСБСП – “Vendos rripin e sigurimit” – Fushatë e MPB-së dhe KRSKRR-së
Numri i shtuar i kontrolleve nga policia e komunikacionit dhe aktivitetet e vazhdueshme parandaluese të realizuara nga MPB-ja dhe KRSKRR-ja në periudhën e kaluar japin rezultate. Në vitin 2020, në rrugët në Republikën e Maqedonisë së Veriut 125 persona e humbën jetën në fatkeqësitë e komunikacionit dhe 5494 persona janë lënduar. Në pajtim me këtë që thamë, në vitin 2020, numri më i ulët i personave humbën jetën në fatkeqësitë e komunikacionit krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme. Në dy muajt e parë të vitit 2021, të dhënat statistikore tregojnë një trend të përmirësimit të sigurisë në komunikacionin rrugor. Qëllimi i MPB-së dhe KRSKRR-së është që të vazhdojë trendi pozitiv i përmirësimit të sigurisë në komunikacionin rrugor dhe në përputhje me të, MPB-ja dhe KRSKRR-ja sot fillojnë me realizimin e fushatës me moton “Vendos rripin e sigurimit”.
Fushata do të përfshijë një numër të madh aktivitetesh edukative parandaluese që do të realizohen në territorin e vendit për një periudhë disa mujore, të pasuara nga aktivitetet intensive mediatike dhe natyrisht kontrollet e intensifikuara të komunikacionit për përdorimin e rripit të sigurimit nga shoferët dhe pasagjerët.
Vlerësimet tregojnë se një numër i madh i shoferëve nuk mbajnë rrip të sigurimit. Situata është edhe më e pafavorshme kur bëhet fjalë për pasagjerët në sediljen e përparme, ndërsa numri i pasagjerëve në sediljen e pasme që përdorin rrip të sigurimit është përafërsisht i barabartë me zero. Për krahasim, shkalla e përdorimit të rripit të sigurimit në sediljet e përparme në vendet e Bashkimit Evropian është rreth 90%, ndërsa në sediljet e pasme nga 60% – 70%.MPB-ja dhe KRSKRR-ja potencojnë se: “Përdorimi i rripave të sigurimit është obligim ligjor, si për shoferët, ashtu edhe për pasagjerët në sediljet e përparme dhe të pasme. Shoferët dhe pasagjerët duhet të dinë se përdorimi i rripit të sigurimit ka për qëllim kryesisht për sigurinë e tyre personale dhe kjo është thelbësore për faktin se çfarë do të jenë pasojat e fatkeqësive të komunikacionit. Ligji parashikon dënime për shoferët dhe pasagjerët që nuk përdorin rrip të sigurimit, por nuk ka dënim më të madh se pasojat e fatkeqësive të komunikacionit në të cilat pjesëmarrësit nuk kanë përdorur rrip të sigurimit.
Obligimi për të përdorur rrip të sigurimit është i detyrueshëm, pavarësisht nëse automjeti lëviz në vendbanim apo jashtë vendbanimit. Mosvendosja e rripit të sigurimit sanksionohet me dënim me para të paraparë ekskluzivisht për personin i cili nuk mban rrip të sigurimit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shoferin ose pasagjerin në sediljen e përparme ose të pasme. Në shumicën e automjeteve moderne, aktivizimi i jastëkëve të ajrit varet nëse është vendosur rripi i sigurimit.
Në pajtim me këtë që thamë, MPB-ja dhe KRSKRR-ja u bëjnë thirrje shoferëve dhe pasagjerëve që t’i respektojnë obligimet ligjore gjithnjë dhe kudo, madje edhe në udhëtimet më të shkurtra, detyrimisht të vendosin rrip të sigurimit, sepse në atë mënyrë është më sigurt!
#VENDOSRRIPTËSIGURIMIT!