Јавен повик за учество во сообраќајно едукативна акција „Летна школа за млади мотоциклисти“ – Thirrja publike për pjesëmarrje në aksionin edukativ të komunikacionit “Shkolla Verore për Motoçiklistët e Rinj”
Me qëllim që të avancohet edukimi i komunikacionit tek motoçiklistët e rinj dhe t’i inkurajojë ata të japin patentë shoferin e kategorisë AM, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor organizon aksion parandalues edukativ të titulluar “Shkolla Verore për Motoçiklistët e Rinj”
Aksioni përbëhet nga dy pjesë:
• Mësimi teorik (në internet)
• Dhënia e testit për njohjen e rregullave të komunikacionit.
Personat që do të kalojnë pjesën e parë (mësimi teorik), vazhdojnë testimin elektronik për njohjen e rregullave të komunikacionit. 5 kandidatët më të mirë nga testimi do të marrin vauçer për dhënien e kategorisë AM, ndërsa 15 më të mirët (përfshirë 5 të parët që morën vauçer për dhënien e provimit) do të marrin vauçer për trajnim falas në autoshkollë për kategorinë AM.
Të drejtën për të marrë pjesë kanë të gjithë personat e interesuar të moshës 16 deri 18 vjeç që nuk kanë patentë shoferi të kategorisë AM.
Afati i parashtrimit të aplikimit është deri më 05.08.2020. Fletëparaqitja parashtrohet në adresën e mëposhtme të postës elektronike: edukacija@rsbsp.org.mkdhe mund ta gjeni në faqen e internetit të KRSKRR-së www.rsbsp.org.mk.
Pjesëmarrësit të cilët do të aplikojnë për pjesëmarrje në aksionin e përmendur do të marrin edhe materiale të përshtatshme mësimore. Aplikantët do të marrin informata shtesë për mënyrën dhe kohën e ndjekjes së mësimit online dhe testimin.
Vauçerët kanë kohëzgjatje prej një viti, përkatësisht vauçerët duhet të përdoren deri më 31 gusht 2021.
Të gjitha pyetjet në lidhje me aksionin parandalues edukativ “Shkolla Verore për Motoçiklistët e Rinj”, personat e interesuar mund të paraqiten në adresën elektronike: edukacija@rsbsp.org.mk.